“Ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e hoqen qafe”, profesori tregon çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares nga Delvina që u gjet e pajetë dhe në trup kishte simbole të çuditshme

Profesori Ervin Karamuça shprehet i bindur se 23-vjeçarja nga Delvina që ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe që në trup iu gjetën simbole “të çuditshme”, ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.

Advertisements

“Unë them ky është ritual. E kuqja është gj ak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Nuk e përcaktojmë dot nëse ka qenë m agji e zezë apo e ndonjë rituali që kemi ne këtu”, është shprehur profesori.

Më tej, ai tha se Evgjeni Baxho mund të ketë tentuar të dalë nga “ky rrjet” dhe është “hequr qafe”. “E ndjera do ketë tentuar të dalë nga rrjeti. Grupet janë të njëjta, ideologjitë janë të ndryshme. Kur tenton të dalësh nga grupi ata të heqin qafe”, tha Karamuça në Abc News.

Advertisements

Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha që publikoi për herë të parë simbolet e mëposhtme, që ishin ën trupin e vajzës, janë shkruar para se ajo të ndërronte jetë. “Shenjat jane shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Nuk janë tatuazhe. Janë shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Autoritetet nuk njohuri në këtë fushë”, ka thënë Hoxha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSindi, Princi dhe Blerimi bëhen të pandashëm pas përfundimit të emisionit(Foto)
Artikulli tjetërBrenda vitit 3 flijime në Shqipëri, eksperti zbulon kë shenjestrojnë grupet satanike