‘Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru’/E kritikuan për foton e vajzës, reagon ashpër Arbenita

Të qenit personazh publik hap rrugën për komente nga më të ndryshmet, në rrjete sociale.

Advertisements

Me disa të tillë është përballur edhe Arbenita.

Modelja e njohur është bërë objekt i kritikave pasi postoi një fotografi të vajzës, për të cilën ndjekësit e kritikuan se e ka edituar.

Advertisements

Goxha të shumtë në numër ishin ata që deklaruan se fëmijët nuk kanë nevojë për filtra dhe editim.

Pas komenteve, Arbenita ka reaguar në InstaStory duke postuar dy versionet e fotografisë.

“Përdora aplikacionin Remini për kualitet. Merreni shtruar njerëz” – shprehet ajo.

Në vazhdën e postimeve, modelja Ismajli ka deklaruar:

“E kam ditur gjithnjë që Instagrami është toksik. Por ta gjykosh një të sapolindur. Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru. Jam e pjekur mjaftueshëm që t’iu përballoj të gjithëve”.

Për ta përmbyllur, Arbenita ka postuar një “boomerang” simpatik të vajzës, Ninës, me gjuhë jashtë duke deklaruar se kjo është “përgjigja e saj” për urryesit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku i Danimarkës jep lajmin e gëzueshëm: Eriksen është në humor të mirë
Artikulli tjetërBerisha e Basha “ngujohen” në zyrë, mbi dy orë takim “kokë më kokë”