Iu ngjitet magneti në trup pas vaksinimit? Mjeku i njohur sqaron si qëndron e vërteta

Kohët e fundit po qarkullojnë në rrjet disa video të ndryshme nga e gjithë bota dhe vendi ynë, ku në vendin ku njerëzit kanë bërë vaksinën në krahë afrojnë një magnet apo monedhë metalike, të cilat në mënyrë të çuditshme ngjiten.

Advertisements

Për të vërtetuar se këto fakte nuk janë aspak të vërteta, ishte sot i ftuar në studion e “Wake Up” mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti. Ky i fundit u shpreh se është diçka e rre me.

“Është diçka e rreme. E ata që e kanë bërë këtë eksperiment dhe u ka ngjitur magneti të shtojnë edhe një fazë tjetër. Aty ku keni bërë provën ta lyeni me pudër fëmijësh. Lyejni zonën, e të gjithë e dinë se pudra shërben për thithjen e lagështirës dhe yndyrës në lëkurën e fëmijëve. Dhe provojeni prap a ngjit monedha. E do kuptoni se nëse do kishte qenë magnet, monedha do vijonte të ngjiste. Po të jetë lagështirë, yndyrë apo lëndë tjetër ngjitëse që prodhon lëkura e njeriut, atëherë kjo do zhd ukej.

Advertisements

Është një dukuri fizike, klasike. Një objekt i vogël me peshë relativisht të vogël me një sipërfaqe të rrafshët, me një tjetër sipërfaqe të rrafshët por tashmë elastike si lëkura, që ka edhe lagështirë, yndyrë, lëndë të tjera ngjitëse që prodhon vetë. E që nuk është njësoj gjithë ditën lëkura, ka pjesë ku djersitësh më shumë. Për ta hedhur poshtë këtë e provon, një dukuri e njohur fizike, që nuk ka lidhje me vaksinën. Në mënyrë absolute nuk ka asgjë të tillë, nuk ka një magnet brenda. Për vaksinat ka pas gjithmonë teori të shumta, jo vetëm nga njerëzit. Janë vaksina me autorizim të emergjencës, nuk kanë aprovim të plotë, por nuk përmbajnë lëndë magnetike”, sqaroi mjeku i njohur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Shqipëria e Madhe është marrëzi”, Rama intervistë për Euronews Serbia
Artikulli tjetërMe rritjen e vaksinimit në Evropë fluturimet arrijnë në nivele rekord