Gjenden dy turistët që kishin humbur kontaktet prej dy ditësh në Valbonë. Dy turistët nga Suedia dhe Rusia ishin zhdukur prej mbrëmjes së të mërkurës janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Advertisements
“Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve.
Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre”, njofton policia.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!