Iku vala e të nxehtit afrikan? Sinoptikaniae njohur jep lajmin: Temperaturat do të…

Áðü ôçí Óõíåäñßáóç ôïõ Õðïõñãéêïý Óõìâïõëßïõ óôçí Áßèïõóá Õðïõñãéêïý Óõìâïõëßïõ, óôç ÂïõëÞ, ÊõñéáêÞ 13 Ìáñôßïõ 2011. ÁÐÅ ÌÐÅ/www.papandreou.gr/ÂÁÓÉËÇÓ ÖÉËÇÓ

Prej më shumë se një jave Shqipëria u përfshi nga vala e të nxehtit afrikan. Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se sot është dita e fundit e kësaj vale, ndërsa në ditët në vazhdim temperaturat do të pësojnë një ulje relativisht të lehtë.

Advertisements

Sipas saj, temperaturat më të larta këtë të mërkurë do të regjistrohen në Qarkun e Beratit, ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë Celcius.

Sinoptikania theksoi se temperaturat në ditët e ardhshme do të variojnë nga 35 deri në 38 gradë.

Advertisements

“Në fakt siç e theksuam qershori do të mbyllet me temperatura të larta, do të kemi temperatura deri në 40 gradë. Qarku i Beratit do e kalojë këtë vlerë. Do të jenë temperaturat më të larta, sepse korriku do të na leje të marrim frymë. Kjo temperaturë do të tërhiqet gradualisht. Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi pritet temperatura mbi 42 gradë. Ndërsa në Shqipëri do të jetë dita e fundit me këto temperatura.

Do të ketë rënie me 2 3 gradë në mëngjes, dhe 1 2 gradë në darkë. Termometri do të zbresë deri në 32-33 gradë deri më datë 6 korrik. Muaji korrik parashikohet me temperatura 33 35 gradë, do të kemi shkëputje që do të kemi temperatura mbi 38 gradë. E gjithë vija bregdetare do të jetë e favorshme sepse temperaturat nuk do të jenë mbi 42 gradë siç janë regjistruar në fund të qershorit”, u shpreh Lajda Porja në News 24.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE mbajti të fshehtë prej kohësh, Putin zbulon vaksinën që mori kundër koronavirusit
Artikulli tjetërHumaniteti nuk ka ikur akoma! Kamarierët e Shkodrës mbledhin 2.5 milion lekë bakshishe për familjen e Musaen Zenelit