Zbardhet atentati që iu bë sot pronarit të ‘Orange Club’, identifikohen tre personat që donin ta eliminonin (FOTO)

Është zbardhur pla gosja me ar më auto matike e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë ndaj pronarit të ‘Orange Club’, Spiro Iljadhi. Policia ka bërë identifikimin e perosonave të cilët që lluan ndaj biznesmenit dhe po punon për kapjen e tyre.

Advertisements

Ata janë shtetasit: Andrea Çaushi 35 vjeç, Visi Çaushi 33 vjeç (vëllezër) dhe Redjan 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Ngjarja sipas policisë ndodhi pas një konflikti të çastit dhe agravoi në përdorimin e ar mës. Si pasojë e të shtënave mbeti i pla gosur rëndë biznesmeni Iljadhi, si dhe një kalimtar i rastit pushues në Sarandë, Mario Jani 33-vjeç, shqiptaro-amerikan.

Advertisements

Njoftimi i plotë i policisë: Sarandë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mengjesin e sotëm, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të pla gosur me ar më zjarri shtetasit S. I., dhe M. J.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Kri meve në Komisariatin e Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e sotëm, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit: A. C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë pla gosur me ar më zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vr asja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim dhe “Ar mëmbajtja pa leje”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama e pranon në France 24: Shqipëria do të ishte në BE nëse nuk do të kishte probleme me…
Artikulli tjetërEuro 2020/ Kombinimet në grupe, rrezikojnë Spanja, Portugalia dhe Kroacia, në 1/16 përplasje mes pretendentëve