Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Advertisements
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 33°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Advertisements
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13°C në 27°C dhe në zonat e ulëta nga 16°C në 30°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!