Capital T është një ndër këngëtarët më të njohur dhe më të dashur nga të gjithë. Kudo ku ai shkon klubet, sheshet janë të mbushura plot, njëjtë siç ndodhi edhe në koncertin madhështor të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Advertisements
Reperi na ktheu pas në kohë teksa performoi hitet e tij më të famshme që prej fillimit të karrierës dhe na dhuroi një spektakël të vërtetë, të cilin e shijuam në maksimum.
Një eksperiencë të tillë kanë dashur të përjetojne edhe disa fanse nga Serbia, të cilat ia shprehën hapur këtë dëshirë reperit.
Advertisements
Mirëpo, Capital për të shkuar në Serbi ka vetëm një kusht, që Serbia ta njohë Kosovën, vetëm atëhere ai mund të shkojë dhe të dhurojë spektakël ashtu si vetëm reperi di të bëjë.
“Në Serbi të lutem, ke fansa edhe këtu.”, shkruan fansja
“Kur shteti juaj të na njohë. Republika e Kosovës.”, i kthen përgjigjen Capital duke e shoqëruar edhe me flamurin e Kosovës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!