I fundit/ Greqia i jep fund bllokadës me Shqipërinë, çfarë duhet të dini para udhëtimit (data)

Greqia prej kohësh “mbante peng” shqiptarët, sidomos ata që dëshironin të punonin gjatë sezoneve të ndryshme në bujqësi apo blektori, duke mos lejuar kalimin në pika kufitare.

Advertisements

Njoftimi i fundit nga ambasada tha se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të Covid-19 për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, deri në datën 7 qershor.

Mirëpo bllokadës i ka ardhur fundi, pasi Greqia bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që heq kufizimet në të gjithë pikat kufitare dhe fluturimet me Shqipërinë.

Advertisements

Kushti do të jetë që të vaksinuarit duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga e-albania, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar duhet të kryejnë testin PCR.

Hapja e kufirit dhe lëvizja e lirë mes Greqisë dhe Shqipërisë do të kryhet pas 7 qershorit, datë kur hiqen të gjitha kufizimet në vendin fqinj

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPipero na paralajmëon: Nuk ka mbaruar akoma asgjë!
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e mërkurë, 2 qershor 2021