Heqja e abonesë së përgjithshme, përfaqësuesit e shoqatës së transportit publik: Ne kemi kërkuar vetëm reduktimin

Përfaqësuesit e shoqatës së transportit publik Rexhin Qosja dhe Kosta Foni, kanë dhënë një intervistë për Fax News, ku kanë folur në liodhje me situatën aktuale ku ndodhet shërbimi i transportit publik dhe sfidat që po kalon që prej pandemisë.

Advertisements

Gjatë intervistës ata thanë se heqja e abonesë së përgjithshme nuk ka qenë kërkesë e tyre, pasi ata kishin kërkuar vetëm reduktimit të numrit të aboneve që shpërndaheshin, duke qenë se lëvizja në transportin publik ka qenë hsumë më e ulët krahasuar me periudhën para pandemisë. Kjo ka ardhur si shkak i gjetjes së mënyrave të reja të lëvizjes nga ana e njerëzve që më parë e përdornin transportin publik.

Më tej ata kanë parashtruar edhe disa kërkesa në mënyrë që të garantohet lëvizja më e mirë në transportin publik.

Advertisements

“Transporti publik i ndodhur pa asnjë ndihmë si nga qeveria qendrore si ajo lokale, është në vështirësi të madhe lidhur me numrin e pasagjerëve që e frekuentojnë në krahasim me ato numrin e mëparshëm. Jemi me minus, për faktin se një pjesë e madhe e personave që ishin ëprdorues të transportit publik, nuk e përdorin më sepse kanë gjetur mënyra të tjera. Si për shembull transporti i tyre me anë të autobuzëve të firmave ku njerëzit punojnë. Kjo akoma nuk ka ndryshuar.

Po është e vërtëtë, nga momenti që nuk është nxjerrë më aboneja e përgjithshme, njerëzit që duhet të ndërronin dy deri në tre linja kanë gjetur mënyra të tjera për të shkuar në punë. Ne kemi kërkuar reduktimin e numrit të aboneve, pasi numri i aboneve të ëprgjithshme mbeti i njëjtë edhe pse pati reduktim të përdoruesve. Kjo bëri ndonjë prej operatorëve të rriste çmimin e abonesë dhe kjo ishte një situatë aspak normale për të gjithë operatorët e tjerë. Heqja e abonesë është vendim i bashkisë me shpresën për të ndryshuar situatën.

Për ne si operatorë, mundësisht transporti publik të jetë falas. E rëndësishme është që ne të kemi mundësi për të pasur fitime sepse prandaj jemi në këtë treg. Transporti publik sjell shumë përfitime indirekte për qytetet.

Kërkesat tona para pandemisë, ka qenë heqja e aksizës së naftës, TVSH të jetë më e ulët, subvencionimi i kategorive që përfitojnë transportin falas sipas ligjit”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ende nuk i kam takuar prindërit”, moderatorja shqiptare perlotët gjatë rrëfimit në studio
Artikulli tjetërE dinit se mushkonjat kanë të preferuar, ja pas kujt rendin ato