Hëngri kαnαbis, dy vjeçari lufton për jetën, çfarë i shkaktoi në organizëm!

Një dy vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar është duke luftuar për jetën pasi gëlltiti padashur sasi të mëdha k ana bisi. Gjendja e fëmijës së shtruar në Royal Belfast Hospital është e rëndë. Mësohet se ai është vendosur në intubim, megjithëse duket i stabilizuar për momentin.

Advertisements

Pesë persona, ndër të cilët një 25 vjeçar dhe një femër 20 vjeçe janë vënë në pr anga për “mizori ndaj një të mituri”. Incidenti pason paralajmërimet e lëshuara për shkollat në Irlandën e Veriut në fillim të muajit lidhur me ëmbëlsirat që përmbajnë sasi të rre zikshme vaji kan abisi.

Zyrtarët thonë se kjo substancë ka pasoja të forta tek të miturit për shkak të masës së tyre të vogël trupore e mund t`i shkaktojë halucinacione, të vjella e humbje të vetëdijes.

Advertisements

Agjencia e shëndetit publik në Britani i dërgoi një paralajmërim ministrisë së arsimit ku theksohej se ka disa produkte që duken si pako karamelesh të njohura me paketime shumëngjyrëshe, dhe vizatime që tërheqin të miturit, në fakt përmbajnë ekstrakt ka nabisi.

Aty përmendet dhe rasti i një 9 vjeçareje që ka përfunduar në urgjencë pasi gjeti një pako të tillë në tokë dhe e konsumoi. Duket se ka pasur disa incidente të ngjashme në vend ku fëmijët janë shtruar në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira të spërkatura me kanabis.

Top Channel/ Hëngri kanabis, dy vjecari lufton për jetën- çfarë i shkaktoi në organizëm!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakXhironin goma e përdornin sirena policie, shqiptarët arrêstohen “për karshillëk”
Artikulli tjetërPrekëse! I frikësuar nga ngjarja e Eriksen, 7-vjeçari mbledh para që të blejë defribilator për ekipin e zemrës