Gripi i Shpendëve po rrezikon Shqipërinë, Ministrja e Bujqësisë prezanton urdhrat e reja

Gripi i Shpendëve po rrezikon Shqipërinë dhe për këtë ministria e Bujqësisë ka nxjerrë vendimin për të ndaluar importimin e mishit të shpendëve nga dy shtetet, Kosova dhe Greqia.

Advertisements

Dy urdhrat e posaçëm janë firmosur Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi dhe kërkohet ndalimi i hyrjes apo tranzitimi të shpendëve të gjallë, mishit dhe vezëve të tyre në territorin tonë nga rajonet e Epirit, Maqedonisë dhe Trakes në Greqi, ku përfshihet kryesisht Selaniku, Janina, Dhespotria dhe Kozani, ndërsa në një urdhër tjetër të datës 1 Qershor ka bllokuar tërësisht importin nga Kosova.

Në mesin e Janarit, Ministria e Bujqësisë ndaloi importin e shpendëve dhe mishit të tyre nga Polonia, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Holanda, Lituania dhe Izraeli, bllokim i cili vazhdon të jetë në fuqi.

Advertisements

Pjesën më të madhe të importit të mishit të shpendëve Shqipëria e ka nga Brazili, por sasi të konsiderueshme ka dhe nga Greqia e Kosova. Virusi i gripit të shpendëve mund të transmetohet te njeriu dhe të shkaktojë komplikacione të rënda shëndetësore, por deri më sot është konstatuar vetëm 1 rast në Kinë të transmetimit të tij te njeriu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDo kemi shkarkim të Metës? Yuri Kim habit me reagimin ndaj presidentit(Video)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident tek ish-sheshi “Shqiponja”, makina përmbyset në tunel (video)