Gripi i shpendëve në Shqipëri/ “Lidhja midis SARS-CoV-2 dhe virusit të ri H5N8”, paralajmërimi i fortë i profesorit Kristaq Bërxholi, por sa rrezikojnë njerëzit?!

Kur nuk kanë kaluar ende ethet e një pandemie, Shqipëria po përballet me një tjetër kërcënim shëndetësor, këtë herë nga H5N8, ose siç njihet nga gripi i shpendëve.

Advertisements

Mbrëmjen e së martës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar tri rastet e para të identifikuara në shpendë të oborrit në tri zona: Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan. Pasi janë eliminuar rastet e konfirmuara, bashkë me ato të dyshuara, ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë kanë hartuar një paketë masash për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

Paralajmërimi i profesorit: Sa rrezikojnë njerëzit?!

Advertisements

Që në muajin mars, përmes një analize botuar te “Panorama” prof. dr. Kristaq Bërxholi paralajmëroi rrezikun e radhës që kërcënonte vendin tonë duke apeluar qeverinë të mos e nënvlerësonin situatën.

“Që vendi ynë nuk është i imunizuar, nga mos hyrja e virusit H5N8, është e ditur. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë drejtim si: Virusi është evidentuar në vendet fqinje, kemi një zonë mjaft të gjatë bregdetare, liqene, lugina lumenjsh, që janë mjaft të pëlqyeshme nga shpendët migratorë. Mbi vendin tonë, kalojnë rrugët e shpendëve migratorë, sidomos rruga mesdhetare dhe ajo e detit të zi. Në zonat rurale, ende mbahen shpendët e buta jashtë edhe natën, gjë e cila favorizon përhapjen dhe prekjen e tyre”.

Zgjidhja, sipas prof. dr. Bërxholit nuk është vetëm embargoja e vendosur vendeve të prekura. Nevojiten një paketë masash dhe fokus i qartë në luftën ndaj këtij virusi.

“Sipas meje, nuk bllokohet hyrja e virusit vetëm me masat për të ndaluar importet, e shpendëve nga vendet e prekura, pasi virusi nuk kalon në doganë. Bazuar në nivelin e patogjenitetit të virusit, që është 1.27, vdekshmëria e shpendëve të fushës është jashtëzakonisht e lartë. Shpendët e prekur, vdesin brenda pak orësh, nga hyrja e virusit në to deri në nivelin edhe mbi 80%.

Bazuar në këtë fakt, si dhe në faktin tjetër, që mishi i shpendëve të therur nuk paraqet rrezik për infektimin e njeriut, theksoj se në përhapjen e infeksionit të H5N8, nuk lozin shpendët e fushës rolin primar, por janë rosat, patat, gjelat e detit dhe disa shpendë të egër, ato që shkaktojnë problematikën më të madhe.

Nënvlerësimi i tyre është me pasoja. Është e domosdoshme, të fillojë gjurmimi në shpendët e egër të vdekur, kontrolli i gjakut të shpendëve migratorë që jetojnë në vendin tonë, kontrolli i gjakut të rosave, patave dhe gjelave të detit, që kultivohen duke i parë ata si bartës të këtij infeksioni, pa u dëmtuar vetë”, thotë profesori.

RREZIKU I KONSUMIT TË SHPENDËVE TË INFEKTUAR

Mishi i shpendëve, ku ka rënë H5N8, deri tani nuk përbën problem shqetësues për njerëzit, sipas profesorit, gjithsesi mishi i shpendëve të sëmurë apo që kanë ngelur të gjallë gjatë një infeksioni H5N8 nuk duhet të futet në zinxhirin ushqimor për njerëzit.

Si rregull, mishi i shpendëve duhet të gatuhet mirë para se të konsumohet.

Vëmendje të madhe duhet tu kushtohet manipulimit me shpendët e egra, për këtë gjuetarët nuk duhet të manipulojnë me shpendët e egra të vrara apo të kapura gjallë, sidomos rosat dhe patat, pa i kontrolluar më parë shërbimi veterinar.

Konsumimi në lokale i mishit të shpendëve të egër, nuk duhet të lejohet pa raportin e mjekut veteriner.

Nuk di nëse AKU-ja e ka në vëmendje këtë gjë. Bashkëpunimi i ngushtë me Shoqatën e Gjuetarëve, i shërbimit veterinar është detyrë e përhershme. Në lagunat, në brigjet e detit, të liqeneve apo në luginat e lumenjve, duhet bërë kontrolle të herëpashershme, për mundësinë e prezencës së shpendëve të egër të vdekur ose të sëmurë. Në rast se vërehen këto, atëherë njoftoni shërbimin veterinar më të afërt.

LEXO ANALIZEN:

“Lidhja midis SARS-CoV-2 dhe virusit të ri H5N8”- Prof. Kristaq Bërxholi: Pas Covid-19, një tjetër pandemi kërcënon botën, sa rrezikohet vendi nga…

Prof. Dr. Kristaq BЁRXHOLI

Viruset e influencës A, infektojnë një numër të madh speciesh të kafshëve dhe shpendëve. Këta viruse, qarkullojnë midis shpendëve të egra të ujit, që konsiderohen se janë rezervuarët natyrorë të këtyre viruseve.

Këto shpendë, kanë ose nuk kanë fare, apo mund të kenë shenja të lehta klinike, gjë që do tregonte se ata nuk infektohen nga këta virusë. Tek këto shpendë, virusët shumzohen në traktin intestinal dhe atë respirator të tyre, dhe e eliminojnë atë (virusin) në ambient, ku të tjera specie aviare, përfshi këtu dhe pula të fushës, speciet shtëpiake të ujit si rosat, patat apo dhe gjelat e detit të domestikuara tashmë, infektohen prej tyre.

Si pasojë e këtij qarkullimi në këto popullata jo të vogla, virusët e influencës mund të transmetohen dhe infektojnë bujtës të tjerë sisorë si dhe njeriun. Por duhet theksuar se njeriu mund të infektohet edhe direkt nga shpendët e egra, të cilat nuk shfaqin asnjë shenja klinike si rosat apo patat e egra, aq të pëlqyera për gjuetarët. Virusët, tashmë në popullatën e shpendëve të domestikuara mund të kalojnë edhe në specie sisorë të tjerë si derrat, kuajt, qentë dhe sisorët e detit.

Pra siç shifet këta viruse kanë një spektër mjaft të gjërë prekjes, sapo kalojnë tek rezervuarët e domestikuar. Globalizimi dhe industrializimi në dekadat e kaluara kanë kontribuar në shfaqjen e viruseve të rinj të cilët vazhdimisht kanë rrezikuar kafshët dhe popullacionin human. Duhet të theksojmë se sapo këta viruse shfaqen dhe bëhen të transmetueshëm nga njeriu tek njeriu, viruset e influencës mund të përhapen në gjithë botën, duke kriuar ato të quajtura pandemi, me përhapje në prekje të pjesshme ose të plotë të gjithë territorin e botës. Një ndër këto viruse me këto cilësi është dhe virusi i saposhfaqur në njerëz para pak kohësh H5N8.

Këta virusë(përfshi dhe H5N8) që shfaqen jo në cikle jo të rregullt, përsa i përket kohës, ndahen në dy grupe të mëdha; Virusë me patogjenitet të lartë të avian influencës(HPAI), të cilët shkaktojnë sëmundje dhe vdekje masive në shpendët shtëpiakë, por edhe në disa shpendë të tjerë si mjelmat, apo thëllëzat të cilat janë mjaft të ndjeshme apo ato në kopshtet zoologjike etj, dhe virusë me patogjenitet të ulët të avian influencës (LPAI).

Ndryshueshmëria e virusëve të avian influencës , në speciet aviare dhe transmetimi viral midis zogjve të egër tek shpendët shtëpiakë, ndodh për shkak të ndryshimeve genetike të tipit drift ose shift. Virusi në fjaë (H5N8) u krijua në vitin 2010 dhe u vrejt tek rosat në lindje të Kinës, por asnjëherë nuk u studjua se si u shfaq. Që këndej ai u përhap në vënde të tjera të botës dhe arriti deri ne Europë. Shif skemën përkatëse.

SI ËSHTË PËRHAPJA E KËTIJ VIRUSI

Virusi (HPAI) i emërtuar H5N8, që është një rikrijim nga gene të virusit H5N1 dhe segmente të ndryshëm nga shumë virusë të tjerë qarkullues dhe që fillimisht u pa në veri të Kinës, u shfaq për herë të parë në vitin 2010 në tregun e shpendëve të gjalla të Kinës. Nga Kina, ky virus u përhap nëpërmjet dy migrimeve të gjata të shpendëve në kontinentet e tjera dhe gati në të gjithë botës.

Njera rrugë është nga brigjet e Azisë lindore/gadishulli Korean, në brigjet e arktikut verior të kontinentit Euroaziatik dhe direkt në Europën perëndimore dhe rruga tjetër, nga gadishulli Korean, përgjatë lindjes së ngushticës së Beringut dhe në jug përgjatë brigjeve veriperëndimore të Amerikës së veriut, në Kanada dhe Amerikë. Por nuk është parë ndonjë përhapje midis Amerikës së veriut dhe Europës.

Aktualisht, virusi H5N8 është evidentuar në kontinentin, Europian, Amerikan, Afrikan, në Korenë e jugut, Japoni, Rusi etj. Pra thuajse në të gjithë botën. Kjo përhapje kaq e madhe, krijon kushte të favorshme për prekje masive të shpendëve, por edhe të njerëzve. Në përhapjen e këtij virusi lozin rol një numur faktorësh, por rolin vendimtar, për përhapjen në distanca të mëdha e luajnë zogjtë migratorë.

Njohja e këtyre rrugëve, na ndihmon në për të garantuar biosigurinë në komplekset e pularive si dhe mbrojtjen e njeriut. Vrasja e shpendëve të egra, dranazhimet apo dezinfektimet e vendeve masive, nuk lozin asnjë rol, në parandalimin apo eliminimin e virusit të influencës aviare, pasi përhapja masive si u përmënd realizohet nga shpendët migratorë dhe ujit të kontaminuar.

PARË NË KËTË PRIZËM E GJEJ ME VËND TË RITHEKSOJ POSTULATIN E PASTËRIT SE: NDËRSA MJEKU HUMAN SHPËTON NJERINË, MJEKU VETERINAR SHPËTON NJERZËIMIN. MBIVLERËSIMI I NJERIT APO NËNVLERËSIMI I TJETËRIR ËSHTË ABSURDITET QË NDODH VETËM NË SHQIPËRI.

Rruget e zogjve migratore

SI ËSHTË SITUATA NË VENDIN TONË, A KA H5N8?

Është për të ardhur keq, po për vendin tonë, nuk ka asnjë informacion, në faqen e OIE. Kjo tregon që ende ne vazhdojmë me konceptin që: jemi mire, shume mirë. Nëse nuk bëhen kërkime në shpendët e egra dhe në specie të tilla si rosat, patat dhe gjelat e detit shtëpiakë, të cilët infektohen nga shpendët migratorë, natyrisht ne nuk do të dimë se si është situata. Që vendi ynë nuk është i imunizuar, nga mos hyrja e virusit H5N8, është e ditur.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë drejtim si: Virusi është evidentuar në vendet fqinjë, kemi një zonë mjaft të gjatë bregdetare, liqene, lugina lumenjsh, që janë mjaft të pëlqyeshme nga shpendët migratorë. Mbi vendin tonë, kalojnë rrugët e shpendëve migratorë, sidomos rruga mesdhetare dhe ajo e detit të zi. Në zonat rurale, ende mbahen shpendët e buta jashtë edhe natën, gjë e cila favorizon përhapjen dhe prekjen e tyre. Sipas meje, nuk bllokohet hyrja e virusit vetëm me masat për të ndaluar importet, e shpendëve nga vendet e prekura, pasi virusi nuk kalon në doganë.

DUHET TË KUPTOJMË NJË GJË

Bazuar në nivelin e patogjenitetit të virusit, që është 1.27, vdekshmëria e shpendëve të fushës është jashtëzakonisht e lartë. Shpendët e prekura, vdesin brënda pak orësh, nga hyrja e virusit në to deri në nivelin edhe mbi 80%. Bazuar në këtë fakt, si dhe në faktin tjetër, që mishi i shpendëve të therur nuk paraqet rrezik për infektimin e njeriut, theksoj se në përhapjen e infeksionit të H5N8, nuk lozin shpendët e fushës rolin primar, por janë ROSAT, PATAT, GJELAT E DETIT DHE DISA SHPENDË TË EGRA, ato që shkaktojnë problematikën më të madhe. Nënvlerësimi i tyre është me pasoja. Nisur nga eksperienca me virusin H5N1, virusi në fjalë përhapet edhe me shqiponjat, rosat e patat e egra, që jetojnë në luginat e lumenjve tanë, bile edhe nga pëllumbat e egër etj.

Mbi sa më lartë, është e domosdoshme, të fillojë gjurmimi në shpendët e egra të vdekura, kontrolli i gjakut të shpendëve të egra migratorë që jetojnë në vendin tonë, kontrolli i gjakut të rosave, patave dhe gjelave të detit, që kultivohen duke i parë ata si bartës të këtij infeksioni, pa u dëmtuar vetë.

Sipas meje , nuk janë të mjaftueshme eskursionet në investimet blektorale, por të rëndësishme janë idetë, programet dhe masat për njofjen dhe parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni apo dhe të infeksioneve të tjera zoonotike. Theksojmë se pandemitë në përgjithësi lindin dhe shkaktohen nga virusët zoonotikë. Mungesa e bashkëpunimit të strukturave, karakteristikë kjo e pushtetit mbas viteve 1990, krijon kushte të favorshme për paaftësi të luftimit të tyre.

KËSHTU PARË NË KËTË PRIZËM, VENDI YNË ËSHTË VAZHDIMISHT I RREZIKUAR. INAKTIVITETI, PASIVITETI I MINISTRISË SË BUJQËSISË, NË KËTË DREJTIM ËSHTË ME PASOJA.

Për të vlerësuar rrezikun e futjes dhe të ri-futjes të virusit nga zogjtë migratorë që mbërrijnë në Evropë, REKOMANDOHET NGA EU mbikëqyrja aktive e intensifikuar (mbikëqyrja në zogjtë e gjallë).

SI TRANSMETOHET VIRUSI H5N8, TEK SHPENDËT
E TJERA, SISORËT, PËRFSHI DHE NJERIUN?

Menaxhimi i influencës aviare është i komplikuar nga fakti që virusët që e shkaktojnë atë janë të aftë që të përhapen nëpërmjet një numur shumë të madh rrugësh transmetimi. Identifikimi i këtyre rrugëve është celsi i pasjes së një strategjie të parandalimit dhe kontrolli më të përshtatshëm. Njofja e këtyre rrugëve ndihmon jo vetëm në pasjen e një biosigurie në komplekset e mëdhënj të shpendëve si dhe për mbrojtjen e njeriut. Këtu ne do të përmëndim disa prej tyre.

Si përmëndëm dhe më lartë, rezervuarët e këtij virusi janë shpendët e egra. Shpendët migratorë, të cilët lëvizin nga një kontinent në tjetrin, bëhen përhapësit më të mëdhenj të tij. Në periudhën e dimrit, në liqenet ku qëndrojnë një pjesë shpendësh që nuk emigrojnë, temperaturat e ujit janë të favorshme për ruajtjen e virusëve. Rosat, dhe patat e egra, me anën e feceve eli minojnë edhe virusin në ujë, i cili përhapet në gjithë territorin ku jetojnë shpendët. Si pasojë e kësaj, uji bëhet burim i përhapjes së tij.

Në këtë mënyrë, kontrolli i virusëve me patogjenitet të lartë, në kushtet e krijimit të një rezervuari natyror të tyre, bëhet edhe më i domosdoshëm, pasi që këndej virusi kalon lehtësisht barierën e species dhe prek shpendët e tjera të egra, shpendët e fushës si dhe njeriun

Gjatë periudhës së verës, rosat dhe patat e egra migratore, të cilat kalojnë këtë periudhë të kohës në linjën bregdetare, nëpër luginat e lumenjve, në liqenet(shumë të preferuara), gjatë natës lëvizin me kilometra të tëra nga vendi i tyre i ndenjes për ushqim. Më të pëlqyera janë vendbanimet në zonat rurale, ku në shumicën e rasteve, shpendët shtëpiakë(pulat e fushës, rosat, patat, gjelat e detit), mbahen në ambiente të hapura dhe këtu ushqehen. Gjatë ditës, ngelet një sasi ushqimi dhe shpezët e egra vijnë pikërisht për këtë ushqim.

Si rezultat i kësaj, këto hanë ushqimin dhe njëkohësisht me anën e feceve, përhapin dhe virusin duke rrezikuar jo vetëm shpendët e fushës, që janë të ndjeshme kundrejt tij, por edhe infektimin e rosave, patave dhe gjelave të detit, të cilët e mbajnë virusin dhe e shumzojnë atë, duke u bërë përhapësit e dytë më të mëdhenj të virusin, Kështu virusi “stabilizohet” por dhe ka një rezervuar të ri. Nga këto shpendë, infektohen fëmijtë më së pari, mandej personat e tjerë, duke e marrë virusin si nga kontakti direkt me shpendin e infektuar, nëpërmjet sekrecioneve, ushqimi, kafazëve, por edhe me mjetet e tjera të kontaminuara. VIRUSËT ME PATOGJENITET TË LARTË MUND TË JETOJNË PËR NJË KOHË TË GJATË NË AMBIENT DHE SIDOMOS KUR TEMPERATURAT JANË TË ULTA. Kështu përhapen thuajse të gjithë virusët e avian influencës. Për më tepër, shif skemën përkatëse.

Ky fenomen, ndodh edhe tek ne, pasi vendi ynë përfshihet dhe mbulohet totalisht nga rrugët e shpendëve migratorë, e quajtur rruga e e Detit të zi dhe Mesdheut. (shif skemën përkatëse). Si pasojë e këtyre të dhënave, vendi ynë nuk është i garantuar nga mosprekja e këtij infeksioni. Është kjo arsyeja që ne këmbëngulim për një surveillancë aktive.

SI MUND TE MBROHEMI NGA VIRUSI NË FJALË

Më së pari duhet të kemi një pasqyrë të qartë të prezencës ose jo të tij në vendin tonë. Për këtë, duhet filluar menjëherë surveillanca aktive, për të parë nëse qarkullon ose jo virusi. Gjithsesi, rastet e para në njerëz, japin indikacionin që virusi e ka kapërcyer barierën e species njeri dhe mund ta infektojë atë. Për këtë, më së pari, duhet të aktivizohet shërbimi vetërinar, sidomos në shpendët e egra, nëse ka raste vdekjesh apo jo.

Gjuetarët, si persona në kontakt të parë me këtë infeksion, duhet të mos përdorin shpendët e egra të vrara, pa kaluar më parë në kontrollin veterinar, apo dhe në laborator. Një bashkëpunim i ngushtë midis Ministrisë së Bujqësisë dhe federatës së Gjuetarëve është e domosdoshme. Shpërndarja e njohurive për këtë infeksion si dhe leksione të ndryshme , rrisin nivelin teknik të mjekëve veterinerë si dhe të gjuetarëve.

Në disa zona rurale është traditë që ende shpendët mbahen në ambiente të hapura, edhe natën, ku dhe ushqehen. Në këto raste duhet bërë kujdes me ushqimin e shpendëve në këto ambiente ambiente dhe është mirë që natën të mos lihet ushqim jashtë. Kategorikisht e ndaluar fjetja e shpendëve shtëpiake nëpër pemë. Të mos lejohen femijtë të lozin sidomos me rosat, patat dhe gjelat e detit pa njohur më parë statusin serologjik të tyre.

Kontrolli serollogjik i rosave, patave dhe gjelave të detit është një detyrë e përhershme e shërbimit veterinar dhe institucioneve të tij. Dezinfektimet me antiviralë dhe në mënyrë të herëpasherëshme të ambienteve, sidomos në zonat rurale, ku mbahen shpendët është gjithashtu një mjet efikas. Punonjësit që merren me shpendët, duhet të paisen me mjete mbrojtëse.

Kujdes duhet të tregohet sidomos me rosat, pata e gjelat e detit. Organet e brëndëshme të shpendëve të egra apo dhe të rosave, patave e gjelave të detit, nuk duhet të hidhen andej këtej por DETYRIMISHT duhet të groposen. Kontrolli i shpendëve fluturuese të vdekura, duhet të jetë në vëmëndje të shërbimit veterinar. KUJDES DUHET TË TREGOHET NË MARRJEN DHE AMBALLAZHIMIN E SHPENDËVE TË EGRA, QË GJËNDEN TË VDEKURA PËR LABORATOR.

Nëse shikoni shpendë të egra të vdekura, pamvarësisht llojit të tij, NJOFTONI MENJËHERË SHËRBIMIN VETERINAR. SHËRBIMI VETERINAR DUHET TË HARTOJË, SI TË GJITHA VENDET PROGRAMIN E PARANDALIMIT TË KËTIJ INFEKSIONI. MOS LEJONI FËMIJTË TË LOZIN ME ROSAT, PATAT DHE GJELAT E DETIT. ATA PREKEN LEHTË NGA AVIAN INFLUENCA.

Kujdes duhet të tregojnë fermerët e komplekseve që merren me rritjen e shpendëve. Hyrja e këtij virusi në komplekse, është fatale dhe shkakton vdekjen e mbi 75% të tyre. Mbani larg kompleksit shpendët familjarë. Për këtë, prezenca e një BIOSIGURIE në nivel të lartë, është garanci për mbrojtjen e komplekseve nga futja e virusit.

FERMERË:

I digjni dhe i groposni shpendët e vdekura dhe mos lejoni përdorimin e ushqimit në ambientet e kompleksit, apo lënien në oborret jashtë stallave, ushqimin e derdhur nga pakujdesia. Në dyshimin më të parë, njoftoni shërbimin veterinar. NUK KA ASNJE VLERË KONTROLLI SEROLLOGJIK I SHPENDËVE TË KOMPLEKSEVE, PËR GJOJA PREZENCËN E H5N8.

E RITHEKSOJ: PO HYNË SHTAMET E INFLUENCËS AVIARE të tipit A NË KOMPLEKSE, ATO SHKAKTOJNË VDEKJEN E MENJËHERËSHME TË SHPENDËVE. MOS MBANI NË KOMPLEKSET E POPULLUARA ME SHPENDË, ROSA, PATA APO GJELA DETI SI DHE SISORE TË TJERË(mace e qen). Mos hyni në stallat e shpendëve, kushdo që të jetë ai, pa mjete mbrojtëse për vehte dhe për shpendët. Përdorni dezinfektimin , si një mjet i domosdoshëm mbrojtjeje.

Vaksinoni shpendët e banorëve që janë afër kompleksit tuaj. Mos lejoni mbajtjen e shpendëve nga banorët më afër se 1000 metra nga kompleksi. Nuk rekomandohet përdorimi i vaksinës kundër AI, tek shpendët e kompleksit. Fermerët që merren me rritjen e rosave, patave dhe gjelave të detit, duhet të kërkojë nga shërbimi veterinar, kontrolle serollogjike të herëmbasherëshme.

Mishi i shpendëve, ku ka rënë AI, apo edhe H5N8, deri tani nuk përbën problem shqetësues për njerzit, GJITHSESI MISHI I SHPENDËVE TË SËMURË APO QË KANË NGELUR GJALLË GJATË NJË INFEKSIONI TË H5N8, NUK DUHET TË FUTET NË ZINXHIRIN USHQIMOR PËR NJERZIT. Si rregull, mishi i shpendëve duhet të gatuhet mirë para se të konsumohet. Vëmëndje të madhe duhet tu kushtohet manipulimit me shpendët e egra, për këtë gjuatarët etj, nuk duhet të manipulojnë me shpendët e egra të vrara apo të kapura gjallë, sidomos rosat dhe patat, pa i kontrolluar më parë shërbimi veterinar.

Konsumimi në lokale i mishit të shpendëve të egra, nuk duhet të lejohet pa raportin e mjekut veteriner. Nuk di nëse AKU e ka në vëmëndje këtë gjë. Bashkëpunimi i ngushtë me shoqatën e gjuetarëvë, i shërbimit veterinar është detyrë e përherëshme. Në lagunat, në brigjet e detit, të liqeneve apo në luginat e lumënjve, duhet bërë kontrolle të herëpashershme, për mundësinë e prezencës së shpendëve të egra të vdekura ose të sëmura.

Në rast se vrehen këto, ahere njoftoni shërbimin veterinar më të afërt. E theksoj: NËSE SHIKONI NË RRUGË, LËNDINA APO PYJE SHPENDË TË VDEKUR, NJOFTONI MENJËHERË SHËRBIMIN VETERINAR MË TË AFËRT.

LIDHJA MIDIS SARS-CoV-2 DHE VIRUSIT
TË INFLUENCËS AVIARE

Kjo është shumë interesante. Më së pari më duhet të them se nuk ka lidhje gjenetike apo imunitare midis COVID-19 dhe virusëve të influencës. Antitrupat kundrejt virusit të avian influencës nuk kanë asnjë ndikim, neutralizues tek virusi SARS apo e kundërta. Të dy këta virusë janë virusë zoonotike por bëjnë pjesë në familje shumë të largëta midis tyre.

Lidhja e vetme është së të dy këta virusë, janë patogjenë të traktit respirator të njeriut si dhe janë virusë zoonotikë potencialisht të aftë për të shkaktuar pandemi. Antitrupat e coronavirusëve të tjerë të quajtur të të ftoftit, që gjënden zakonisht tek njerzit, kanë lidhje serologjike me antitrupat e SARS-CoV-2. Edhe pse nuk ka lidhje gjenetike, midis virusëve të influencës dhe SARS-CoV-2, megjithatë është parë një bashkëveprim midis të dy këtyre virusëve (VIA dhe SARS-CoV-2), gjatë një procesi patologjik në organizëm në kohën që këta infektojnë në të njëjtën kohë me njeri tjetrin (COINFECTION) qelizat e traktit respirator, apo në distancë midis njeri tjetrit. Për këtë ka një debat të madh, i cili lidhet me një veprim praktik nëse: Vaksina kundër virusëve të influencës aviare duhet bërë tek personat me risk apo jo?

Sipas të dhënave më të fundit për këtë moment, është parë që virusët e influencës aviare, ndikojnë direkt apo indirekt në procesin patologjik të COVID-19 në organet e frymëmarjes, në të kundërtën e veprimit me virusë të tjerë si parainfluenca humane, virusi sincicial respirator human apo rhinovirusët humanë, të cilët nuk kanë asnjë ndikim në këtë drejtim. Ky ndikim është i lidhur me një shtim të fuqishëm receptorëve specifikë të SARS-CoV-2, ACE-2.

Kjo rritje në nivelin e geneve, shfaqet 2-3 herë më e lartë mbas infeksionit të organizmit me virusin e influencës (ACE2 mARN). Ky receptor, së bashku me proteazën 2, Catepsinën dhe Furinën, ndihmojnë DUKSHËM NË LEHTËSIMIN E DEPËRTIMIT TË SARS-CoV-2 në qelizat humane. Gjithashtu, si rregull infeksioni i virusëve të influencës shoqërohet me prodhimin e interferonit, por në këtë rast kjo nuk ndodhgjë e cila lehtëson aktivitetin patologjik të SARS-CoV-2. Në përgjithësi, fakti që segmente të VAI nxisin infeksionin e SARS-CoV-2 më tej, konfirmojnë një ndërveprim unik pozitiv midis këtyre dy virusëve.

Si konkluzion mund të themi që: VAKSINIMI ME VAKSINËN E INFLUENCËS AVIARE (sidomos me vaksinë të inaktivuar) DUHET TË REKOMANDOHET TEK PERSONAT ME RISK TË LARTË PËR NJË COINFEKSION (infeksion te përzier) SIDOMOS NË PERIUDHËN E DIMRIT. BASHKË ME KËTË INKURAJOHET EDHE MBAJTJA E MASKËS DHE DISTANCA SOCIALE. EDHE CDC rekomandon kryerjen e vaksinës së inaktivuar të influencaës aviare, tek njerzit, si masë mbrojtëse për mos rëndimin e situatës nga SARS-CoV-2.

Raste të dyshuara, çfarë duhet të bëjnë fermerët

– I digjni dhe i groposni shpendët e vdekura dhe mos lejoni përdorimin e ushqimit në ambientet e kompleksit apo lënien në oborret jashtë stallave, ushqimin e derdhur nga pakujdesia.

– Në dyshimin më të parë, njoftoni shërbimin veterinar. NUK KA ASNJE VLERË KONTROLLI SEROLLOGJIK I SHPENDËVE TË KOMPLEKSEVE, PËR GJOJA PREZENCËN E H5N8. E RITHEKSOJ: PO HYJNË SHTAMET E INFLUENCËS AVIARE të tipit A NË KOMPLEKSE, ATO SHKAKTOJNË VDEKJEN E MENJËHERËSHME TË SHPENDËVE.

– MOS MBANI NË KOMPLEKSET E POPULLUARA ME SHPENDË, ROSA, PATA APO GJELA DETI SI DHE SISORE TË TJERË (mace e qen).

– Mos hyni në stallat e shpendëve, kushdo që të jetë ai, pa mjete mbrojtëse për vete dhe për shpendët.

– Përdorni dezinfektimin, si një mjet i domosdoshëm mbrojtjeje.

– Vaksinoni shpendët e banorëve që janë afër kompleksit tuaj.

– Mos lejoni mbajtjen e shpendëve nga banorët më afër se 1000 metra nga kompleksi. Nuk rekomandohet përdorimi i vaksinës kundër AI te shpendët e kompleksit.

– Fermerët që merren me rritjen e rosave, patave dhe gjelave të detit, duhet të kërkojë nga shërbimi veterinar kontrolle serologjike të herëpashershme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA rrezikohet Shqipëria nga gripi i shpendëve? Flet ekspertja Silvia Bino
Artikulli tjetërParlamenti Evropian ka miratuar vendimin për certifikatat për Covid-19