Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, por edhe një shembull se suksesi arrihet vetëm me punë.
Advertisements
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Hungarinë, portugezit i ishin vendosur përpara mikrofonit dy shishe Coca-Cola. Ronaldo njihet si një person që nuk konsumon alkool dhe pije të gazuara, ndaj i ka marrë shishet dhe i ka “zhdukur” nga tavolina.
“Vetëm ujë”, thotë Ronaldo, ndërsa më pas ka shpjeguar se nuk dëshiron të shohë në tavolinë pije që dëmtojnë sportistët dhe fëmijët.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!