Gjest i madh! Kamarierët e Shkodrës mbledhin 2.5 milion lekë bakshishe për Musaen Zenelin

Rehyl Toska, një nga kamarierët më të vjetër të Shkodrës, i cili ka marrë një nismë sa të veçantë aq edhe sensibilizuese.

Advertisements

Ai ka vendosur m të gjithë bakshishet që ka mbledhur bashkë me kolegë të tjerë t’ia dhurojnë nënës së Musaen Zenelit, që humbi jetën në ditën e parë të punës në masa krën e ndodhur në Velipojë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se janë mbledhur 2.5 milion lekë bakshishe dhe sot në orën 12 do të shkojë t’ja dorëzoj nënës së tij.

Advertisements

Toska theksoi se të punosh kamarier në Shqipëri është paragjykim, por që sipas tij puna është nder.

“Idea ishte për të kontribuar me familjen time dhe aty jam prek. Kam që 16-17 vjeç deri më sot që punoj. Sot kam një lokal timin. Jam interesuar për familjen dhe do të shkoj t’ja çoj direkt në dorë të nënës së vetë.

Fjala kamarier është përbuzje në Shqipëri sidomos, unë mbaj familjen time më këtë gjë. Më thonë ca punon kamarier, mbahen fëmijët me bakshish. Puna është nder.

Me kismet të madhit zot rreth orën 12 do shkoj t’ja dorëzoj nënës së tij. Kanë ardhur njerëz më kanë dhënë lekë me zarf, me lekë në dorë, unë nuk kam hap llogari, po më kanë pritur shumë mire”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA sigurojnë BioNTech dhe Moderna mbrojtje të përhershme? Studiuesit amerikanë japin përgjigjen që e prisnim të gjithë
Artikulli tjetërKujdes, sot hidhet në qarkullim! 3 hapat për të kuptuar nëse kartëmonedha e re është e falsifikuar ose e vërtetë