Gjermania heq kufizimet e udhëtimit për shqiptarët, ndryshimi nis nga e diela, ja çfarë duhet të dini

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë.

Advertisements

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit.

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë restriktionet për disa vende të reja.

Advertisements

Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOperohet në zemër Eriksen, tani nuk luan dot më me Interin! Vjen lajmi i rëndë për të
Artikulli tjetërE rèndë! Nuk pèrbàlloi dot humbjen e nipit, xhaxhai vètèvrìtet me àrmè