Gazetarja rrëfen historinë e padëgjuar më parë: Gerti u gjet i pajetë në pozicion lutjeje

Gazetarja Anila Hoxha teksa ishte duke folur për ngjarjen e rëndë të 23-vjeçares Evgjeni Baxhos, ka rrëfyer në “Open” dhe rastin e një djali 32-vjeçar që punonte si ekonomist, i cili u gjet i pa jetë në pozicion lutjeje.

Advertisements

Ajo rrëfeu se fillimisht djali i quajtur Gerti, kishte refuzuar të konsumonte mishin dhe produkte të qumështit, ndërsa humbi jeten nga refuzimi i ushqimit pasi ishte pjesë e një rituali.

Gazetarja tha se familja kishte den oncuar humbjen e djalit, por ndërkohë kishte kallëzuar edhe emrin e një personi që sipas tyre e kishte indoktrinuar djalin.

Advertisements

Anila Hoxha: Po frekuentonte diçka jashtë rutinës. Ndryshoi sjellje papritur. Djali refuzonte të konsumonte mishin dhe qumështin dhe hante vetëm produkte bimore. Djali në konflikt e sipër largohet nga shtëpia në gusht 2019, dhe në fund të gushtit gjendet në ullishten e Bathores në Tiranë, i pajetë, i ulur në një ritual lutjeje.

Ka ndërruar jetë nga refuzimi i ushqimit. Familja kur kallëzoi humbjen e djalit, ka kallëzur dhe emrin e një personi që e kishte indroktinuar drejt sektit fetar dhe mendohet se ishte shoku i tij. Ishte një ngjarje shumë e fri kshme që unë e kam ndjekur vetë. I riu para se të ndërronte jetë, kishte shkuar në Greqi për të marrë pjesë në një prej mësimeve të këtij sekti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Fier/ Po luante me bòmbòlën e oksigjenit, përfshihet nga flakët 17-vjeçari
Artikulli tjetërDiell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit sot