FOTO e kamerierit 20-vjeçar që humbi jetën në Velipojë; ja si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Personi në foto është Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë.

Advertisements

20-vjeçari Myzerim Zeneli kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.

Mbrëmjen e djeshme Velipoja u trondi, pasi pas një përplasje me armë mes pronarëve të hotel “Fatazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, kanë mbetur të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Advertisements

Të vdekur mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç. Në lidhje me gjendjen e të plagosurve mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime për media bëjnë me dije se Hasan Ferracaku ka dëmtime në kohë dhe parakrah, por që janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 17-vjeçari ka lëndime tek gjuri i këmbës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ndarja e bregut të rërës, përplasje mes grupeve kriminale”, VOA: 4 të vrarë për konfliktin për plazhin
Artikulli tjetërLedhatime dhe puthje të zjarrta, ja kush është serbi që Enca zgjodhi për klipin e ri