Demonstrime të shumta të fluturimeve me avionë sportivë, fluturime të lira dhe paragliding janë duke mbushur gjithë fundjavën në Gjirokastër.
Advertisements
Eventi i uljes së disa avionëve të vegjël 2 vendesh në pistën e aerodromit të Gjirokastrës ishte një ngjarje që ndodhte pas gati 30 vitesh. Aerodromi megjithëse ka një pistë të niveluar dhe sipas specialistëve është i përshtatshëm për avionë të vegjël ende nuk i ka të autorizuara uljet dhe është në pritje të licensimit. Kjo rrethanë ka shqetësuar disi aktivitetet e fundjavës megjithatë krerët e klubeve të aeronautikës besojnë se situata do të marrë zgjidhje.
Ndërkaq eventi u ndërthur në mbrëmje me festimin e 75 vjetorit të Republikës Italiane me shumë aktivitete muzikore, degustim produktesh italiane në pistën e aerodromit. Festimet kulmuan me praninë e rrallë të liricistit 84 vjeçar italian Giulio Rapetti në kalanë e qytetit në një rrëfim artistik për jetën e tij.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!