Flet pronarja e hotelit: Isha ulur në mes të rrugës, ata më shtynë tre katër metra me makinë (VIDEO)

Pronarja e hotelit ku ndodhi incidenti me pushuesit në Livadh të Himarës akuzon se çifti i pushuesve kishte dëmtuar sendet në dhomë dhe nuk pranonin të paguanin, ndërsa nxitonin të largoheshin pa ardhur policia.

Advertisements

E ftuar në një lidhje telefonike në “Ftesë në 5”, Ektarina Joshi tregoi se rreth orës 09:00 ata donin të largoheshin, ndërsa tregon se vajza e recepsionit i ka kërkuar pagesën, zotëria e kanë sharë vajzën me fjalor banal.

“Që në orën 9 pa ca të mëngjesit donin të iknin. I thotë vajza në recepsion për pagesën. Ne do ikim i thotë vajzës. Zotëria e shau vajzën time me fjalët më banale. Kamerat ka ardhur policia i ka marrë.

Advertisements

Donin të kalonin me makinë mbi trupin tim. Zotëria që duket në video (që pengon makinën të lëvizë) i tha po pate bërë dëm, hajde ta paguash.

I kisha thënë prisni të vijnë organet përkatëse, isha ulur në mes të rrugës, ata më shtynë tre katër metra me makinë. Kishin një fëmijë 2-3 vjeç me vete që u tmerrua. Videon me çarçafët e djegur ma kanë dërguar ata duke më shantazhuar, është video e prerë, jo e plotë”, tha Ektarina Joshi.

Pronarja e hotelit thotë se ka bërë kallëzim në polici dhe kërkon dëmshpërblim.

“Policia ka ardhur pasi kishin ikur ata. Me policinë e rendit shkojmë në hotel. Bëmë kallëzim penal. Dua të më shpërblehet dëmi që më është bërë në pronën private dhe shqetësimi familjar, sepse është biznes familjar. Jam Katerina dhe jam krenare për bizneset që kam ngritur me mund. Atë mënyrën e arrogancës nuk e toleroj, unë jam grua dhe kam vajzën 33 vjeçe, nuk lejoj njeri të më injorojë dhe të më shkelë në karakterin tim. Na njeh Himara dhe gjithë Shqipëria”, tha

Ndërkohë, në një prononcim për Panorama.al, çifti i pushesve tha se e kishin pronotuar për ditën e premte dhe të shtunë, ndërsa rrëfejnë se kishin mbërritur në hotel të enjten rreth orë 18:00.

“Si fillim nuk na ofroi internet, duke na thënë nuk ju ndihmoj dot. Ditën e dytë patëm një incident me higjienën”, tregon çifti për Panorama.al.

Ata shpjegojnë më tej se vendosen mos t’u shkruajnë më, veçanërisht që nga biseda më WiFi, me arsyetimin se nuk kishin një sjellje normale.

“Dolën në orën 09:00 dhe i morëm në telefon, pasi recepsioni nuk funksiononte. Erdhi një zonjë e cila na tha që nuk mund të largoheshim dhe duhet të rrinim edhe ditën e shtunë”, tregojnë ata.

Sipas tyre, më pas ata debatuan me pronarët, ndërsa e zonja i kërcënoi.

“Nëse nuk paguani ditën e shtunë, do paguani se keni djegur një çarçaf”, tregojnë ata se i kishin thënë pronarët.

Ata tregojnë më tej, duke iu pyetur: Zonjë, a jeni normal?

-Si mund të silleni kështu, aq më tepër nga dikush që pret nga ju shërbim dhe ju prisni që më pas t’ju vijë përsëri në hotel?

-Nuk dua t’ju them arsyet se WiFi dhe higjiena nuk funksiononte, pasi gjetëm gjëra të fëlliqura në tokë, por do largohemi.

“Na kërcënonte me diçka që mund të nxirrte nga çanta e brezit dhe tenton të na rrëmbejë telefonin”.

Mirëpo, gjatë kohës që janë larguar, një makinë ka tentuar t’

Makina ka vazhduar t’i ndjekë, duke i rënë borisë.

“Thashë do ketë ndonjë hall, ta lemë të kalojë. Pasi parakaloi, duke bërë manovra të rrezikshme ndalova për arsye sigurie, ndalon dhe zonja dhe thërret tre persona të tjerë. Zonja vazhdoi të na kërkonte gjatë kohës që në shkuam në komisariatin e Himarës, ku nuk gjetëm mbështetje. Ndërkaq, gjatë kohës që po dilnim nga Himara, në plazhin e Potamit, zonja po vinte përballë nesh. Frenon djathtas rrugës, pret timonin të rifutet në rrugë dhe në çast e godet një makinë që kujtoi se zonja do parkonte anash rrugës. Vazhduam me shpejtësi rrugën për Sarandë, ku u paraqitëm në komisariatin e Sarandës”, tregojnë ata për Panorama.al.

Më tej, ata zbulojnë se pasi lajmëruan policinë e Sarandës, të cilët ishin treguar shumë korrekt në lidhje me ngjarjen, dhe ishin shprehur të gatshëm për të ndihmuar edhe vajzën e tyre të vogël, e cila nga frika dhe të vjellat gjatë rrugës nuk ishte në gjendje të mirë.

“Sapo lajmëruam policinë e Sarandës, u treguan shumë të mirë për situatën që kaluam dhe u munduan të ndihmonin edhe fëmijën, e cila nga frika dhe të vjellat rrugës ishte në gjendje jo të mirë”, thanë ata.

Ngjarja

Një çift pushuesish me fëmijë të vogël janë gjendur në një situatë të papëlqyeshme pasi kishin mbaruar disa ditë pushimi në plazhin e Livadhit në Himarë.

Çifti kishte prenotuar për tre ditë një hotel në këtë zonë, të premte, të shtunë dhe të diel, por mesa duket janë ndierë të pakënaqur nga kushtet e ofruara dhe kanë dashur të largohet një ditë më parë nga sa kishin prenotuar.

Mësohet se ata kanë kryer pagesën për dy netët e fjetjes, por pronarja e hotelit u ka kërkuar pagesën edhe për ditën e dielë, që e kishin prenotuar por nuk do të qendronin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakQytetet më të shtrenjta në botë për të huajt! Tiranës i rritet vlera
Artikulli tjetërVideo shokuese/ Kamerierja ndjek klientët që nuk paguan, ata e marrin peng në makinë (pamjet)