Fillon sot, ja çfarë duhet të dini për Euro 2020

2020 duhej të ishte viti i festës për futbollin europian. Ishte viti jubilar i Kampionatit Europian të futbollit, që festonte 60-vjetorin e tij dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini donte që ai vit të ishte romantik, teksa propozoi organizimin e evenimentit në 12 qytete dhe jo në 1 apo 2 siç ka ndodhur zakonisht. Por shpërthimi i pandemisë Covid-19 përmbysi të gjitha planet, teksa detyroi UEFA të shtyjë eventin me 12 muaj, por pa e ndryshuar emrin që mbetet “Euro 2020”.

Advertisements

Do të jenë 24 skuadra pjesëmarrëse në kompeticionin e madh continental, ku favorite shihen Portugalia si kampione në fuqi e Europës dhe Franca, kampione e botës. Dy janë skuadrat që do të bëjnë debutimin e tyre në këtë europian, Maqedonia e Veriut dhe Finlanda.

Nga 11 vendet që presin kompeticionin, 7 janë kualifikuar dhe bëhet fjalë për Danimarkën, Anglinë, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Rusinë dhe Spanjën, ndërsa Hungaria e Skocia u kualifikuan nëpërmjet “play-off”-it. Greqia, kampione e “Euro 2024”-s, është e vetmja skuadër kampione e mëparshme e Europës që nuk do të jetë në këtë turne.

Advertisements

Në fazën finale të “Euro 2020”, 24 skuadrat janë ndarë në 6 grupe me 4 ekipe secila. Dy të parat e çdo grupi dhe 4 ekipet e vendeve të treta më të mira do të kalojnë në 1/8 e finaleve e pas kësaj do të luhen çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja, më 11 korrik.

Por cilat janë skuadrat favorite: Franca është ajo që kuotohet më shumë si kampione e mundshme e Europës, e ndjekur nga Anglia që nuk arrin në finalen e një kompeticioni madhor që nga 1966 dhe Belgjika që kryeson aktualisht renditjen e FIFA-s. Më pas vijnë Gjermania, Spanja dhe Portugalia, Italia dhe Holanda.

Financat padyshim që kanë rëndësinë e tyre dhe sigurisht ekipet pjesëmarrëse do të kenë përfitime. Por sa do të jenë këto përfitime? Secila prej 24 skuadrave do të marrë një kuotë prej 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen, ndërsa ajo që në fund do të ngrejë trofeun “Henri Delonej” mund të arrijë deri në 34 milionë euro fitim.

“Euro 2020” ka pësuar edhe ndryshime në rregulloren e saj. Kështu UEFA konfirmoi shtimin e numrit të të grumbulluarve për këtë kompeticion nga 23 në 26 lojtarë, me skuadrat që janë të autorizuara të aplikojnë rregullin e 5 zëvendësimeve në ndeshjet me eliminim direkt që shkojnë në kohë shtesë.

Padyshim që Covid-19 është shqetësimi kryesor në futbollin evropian, me pandeminë që ka ndikuar edhe në futboll dhe që ka kushtëzuar rregullat e UEFA-s. Nëse një grup lojtarësh të një kombëtareje këshillohen të izolohen nga autoritetet shëndetësore lokale, ndeshjet do të luhen përsa kohë ato do të mund të kenë në gatishmëri të paktën 13 futbollistë, duke përfshirë edhe një portier.

Ndeshjet do të riprogramohen vetëm nëse skuadrat nuk do të kenë këtë numër specifik lojtarësh dhe do të luhen mundësisht brenda 48 orëve. Por nëse Komisioni i Disiplinës së UEFA-s konsideron se ndeshja nuk mund të riprogramohet, skuadra përgjegjëse do të humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0.

Arbitrimi është një tjetër temë intersante, pasi në këtë edicion do të ketë edhe gjyqtarë nga Amerika e Jugut mes të cilëve është edhe argjentinasi Fernando Rapallini. Kjo është në kuadër të një programi shkëmbimi mes dy konfederatave kontinentale CONMEBOL dhe UEFA. Ndërkaq, francezja Stephanie Frappart do të jetë arbitrja e parë femër në një kampionat evropian që do të jetë në rolin e gjyqtares mbështëse. Por “Euro 2020” do të jetë edhe europiani i parë ku do të përdoret sistemi VAR

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKjo është 24-vjeçarja që humbi një këmbë nga përplasja me makinë, autori djali i ish drejtorit të policisë
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 12 Qershor 2021