Fëmijët rikthehen në parqe! Pamje nga festa e “1 Qershorit” te Liqeni Artificial i Tiranës

Festa e fëmijëve “1 Qershori” këtë vit përkoi me një lajm të mirë, ku Shqipëria lehtësoi masat e vendosura në kuadër të pandemisë së Covid 19.

Advertisements

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës u rikthye jeta e mëparshme, i mbushur plot me fëmijë, për të cilët u zhvilluan aktivitete të ndryshme.

Të shoqëruar nga prindërit ose gjyshërit fëmijët shijuan lojëra të ndryshme në park.

Advertisements

Disa prej tyre zgjodhën të luanin në parkun e lojërave të Liqenit, disa të tjerë zhvilluan konkurse, disa bënë piknik me të afërmit e tyre. Kjo pamje e bukur, që na kishte munguar të gjithëve i rikthehet Tiranës në një ditë të veçantë si “1 qershori” e cila i kushtohet fëmijëve.



Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po të lidhem me ty, më ikën nga krevati”, Lindita ndihet e zhgënjyer nga Çimi
Artikulli tjetërS’ka shumë që është ndarë, Oriola Marashi ‘pròvòkon’ futbollistin me foto në prehërin e Alban Ramosaj