“Fast and Furious” në rrugë pas kthimit nga plazhi, policia ndëshkon 256 shoferë, arrestohet taksisti i dehur

Si fundjavë dhe me nisjen e sezonit turistik, policia ka shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në hyrje të Tiranës, Elbasanit dhe Durresit si dhe në rrugën e Kombit pas orës 16:00, me kthimin e qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike. Gjatë kontrollit me drone dhe radarë, policia ka evidentuar dhe ndëshkuar 256 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, si dhe ka arrestuar taksistin B.B, 55 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Advertisements

Njoftimi
Respekto rregullat, shpëto jetë! Policia Rrugore me shërbime të shtuara në akset rrugore dhe në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit pasi fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm që prej orës 16:00, që ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës . Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat kyçe në këto akse dhe segmente si dhe ka shtuar shërbime me lëvizje, për të parandaluar parakalimet e gabuara, pasi në të gjitha akset nacionale ka fluks të shtuar por pa pengesa.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës, dhe 11 Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të po monitorojnë fluksin me dron e radarë dhe alkooltestues për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Advertisements

Prej orës 16:00 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.

Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të mbasdites së sotme ka pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës është vënë në pranga shtetasi B.B, 55 vjeç, pasi drejtonte nje mjet taxi 8+1 në gjëndje të dehur në masën 0.94 mg/l. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë. #DurimKujdesDestinacion #DrejtoSipasRregullave #KurseJetë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo udhëtonte me familjen e tij, deputeti shqiptar përplaset me makinën e një serbi
Artikulli tjetërEkspertët të revoltuar: Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhdukur