Euro 2020/ Përfundon drama me 8 gola, Spanja ja del të kualifikohet përballë një Kroacie ‘sypatrembur’ (video)

Ndeshje dramatike ajo mes Kroacisë dhe Spanjës, sfida me më shumë gola deri më tani. Koha e rregullt përfundoi 3-3, ndërsa në shtesë Spanja fitoi 5-3 dhe pret fituesin e çiftit Francë-Zvicër në çerekfinale.

Advertisements

Autogolat në Euro 2020 po bëhen të modës. I radhës ishte pikërisht në sfidën e sotme. Portieri Unai Simon gabon në kontrollin e topit pas një kthimi nga Pedri dhe 1-0 për Kroacinë. Spanja gjen golin pas disa tentativash. Sarabia shënon dhe barazon për Spanjën dhe pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në të dytën, Spanja përmbys. Ferran Torres nis një krosim perfekt për Azipilicueta, që godet me kokë dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i parë me kombëtaren. Spanja shënoi edhe golin e tretë më pas. Mbrojtja kroate gaboi dhe Ferran Torres përfitoi dhe shënoi të tretin.

Advertisements

Por dramaciteti i kësaj sfide vijoi. Orsic ngushtoi shifrat në në 2-3 në 85’. Kur u mendua se Spanja kaloi në çerekfinale, kroatët shënojnë edhe golin e barazimit në 92’ me anë të Pasaliç. Ndeshja shkoi në shtesë.

Dhe më në fund, Alvaro Morata! Me një god itje të dhu nshme të topit shënon dhe i jep avantazhin Spanjës. Më pas, Spanja ka shënuar edhe golin e pestë me Oyarzabal, duke vulosur kështu këtë ndeshje të pafund.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Tiranë/ kalimtari bën për spital gruan që lypte në rrugë, nënën e dy fëmijëve (foto)
Artikulli tjetërKujdestarinë e vajzës e mori nëna e Caroline, ja si reagoi Babis Anagnostopulos kur mori vesh lajmin