Moderatorja Liesa Haxhiasllani e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, tregoi se prej disa muajsh nuk ka mundur t’i takojë prindërit e saj që ndodhen në Greqi.
Advertisements
“Nuk i kam takuar ende, mamin nuk e kam takuar gati më shumë se një vit. Akoma nuk është krijuar mundësia sepse jetojnë në një ishull dhe nuk udhëton dot tani. Do të duhet të shtyhet për një tjetër moment“, tha Liesa.
Liesa tregoi se gushtin e kaluar ishte testuar pozitive me koronavirus e ndonëse e kishte kaluar në një formë të lehtë, frika dhe ankthi e kishin bërë më të vështirë situatën.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!