Emocionuese! ‘Ti je shefja!’, vajza e Aulona Mustës bëhet virale me fjalimin për të ëmën

Të shtunën është puntata e parë e emisionit më të ri nga Aulona Musta, “Natën me Aulonën”. Aulona ka pasur emocione, madje dhe frikë për këtë projekt të ri, por gjejeni kush i ka ardhur në ndihmë? Vajza e saj, Amara.

Advertisements

Advertisements

Vogëlushja i ka mbajtur një fjalim motivues në gjuhën angleze, duke i lënë të gjithë gojëhapur.

“Ka diçka që ti duhet ta dish dhe që do të të bëjë të ndihesh më mirë. Shiko, ti je shefja e atij projekti. Ti do ta bësh sepse ti je SHEFJA! Shefet nuk kanë kurrë emocione mami! Edhe nëse bën ndonjë gabim të vogël dhe të thonë “Aulona, tani duhet të fillojmë përsëri”, thjesht thuaj “Unë jam shefja dhe nuk kam frikë!”. Mos e lër frikën të të kontrollojë! Thuaj “Do ta bëjmë sërish dhe do ta bëjmë më mirë këtë herë”. Këtë duhet të bësh me emocionet e tua. Ti je shefja, ti e ke fuqinë, ti je ajo që do t’iu thuash të gjithëve se çfarë të bëjnë. Ti je shefja! Ti nuk ke kurrë frikë! Ti ke fuqinë! Ti je shefja më e mrekullueshme nëse beson në vete. Beso në vetvete! Gjithmonë nëse ke frikë vendose dorën në zemër dhe thuaj “Unë kam besim te ti. Unë të besoj ty zemra ime!” dhe ti mund ta bësh, ti je e mrekullueshme”, është shprehur Amara në një video, të cilën Aulona e ka postuar në Instagram dhe ka marrë komente të shumta nga ndjekësit.

“Nje fjalim motivues nga Amara. Pardje ne darke, po flisja me Amaren per emisionin e ri dhe faktin qe kisha emocione, kisha pak frike si do dilte dhe i kerkova nje mendim. Amarusha nuk me dha thjesht nje mendim, por nje fjalim te tere motivues…Degjojini dhe ju fjalet e Amares sepse ku i dihet, mund t’ju vijne ne ndihme”, ka shkruar moderatorja krahas videos.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLedjana ti je? Ish-konkurrentja bëhet bjonde platin dhe duket komplet tjetër njeri
Artikulli tjetërE rëndë ! Pasagjerja hidhet nga autobusi për t’i shpëtuar àksidentit, ndërron jetë në spital