Ditën e sotme, Babis Anagnostopulos, piloti që vr au makra bisht gruan e tij 20-vjeçare do të dalë para drejtësisë greke.
Advertisements
Pak para se ai të mbërrinte në dyert e gjykatës, kanë reaguar prindërit e vajzës, Susan dhe David Crouch.
Ata kanë thënë për mediat se e gjithë mendja e tyre tanimë është të kujdesën për mbesën e tyre, duke shtuar, se dëshirojnë që piloti të marrë dënimin që meriton.
Advertisements
“Si Susan dhe unë do të kalojmë pjesën tjetër të jetës tonë duke u siguruar që të bëhet drejtësi që vajza e saj e vogël, Lidia, do të të rritemi me ato që mund t’i japim dhe se kujtimi i nënës së saj do të jetojë përgjithmonë ”.
Më tej David, ka folur për vajzën e tij të ndjerë. Ai e ka cilësuar Carolinën si një student të shkëlqyer e një nënë shembullore, duke shtuar se ajo gjithmonë do të jetë në mendjen dhe zemrat e tyre.
“Veç greqishtes, vajza fliste në mënyrë të përsosur anglisht, frëngjisht dhe Tagalogisht, gjuha e saj amtare. Jemi dhe gjithmonë do të jemi krenare për të”, përmbylli babai i vikt imës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!