E rëndë/ U mundua të shpëtonte dy vajzat e tij nga mbȳtja në det, babai humb jetën

Një baba britanik ka ndërruar jetë teksa u përpoq të shpëtonte dy vajzat e tij nga mbȳtja në një nga plazhet e Portugalisë.

Advertisements

Trevor Pelling, 45 vjeç, u fut me shpejtësi në ujë pasi pa të dy vajzat e tij 12 dhe 9-vjeçare të ishin në vështirësi për shkak të dallgëve të forta në plazhin e Calada, të enjten.

Sipas raportimeve 45-vjeçari pësoi arrest kardiak. Ai u ndihmua të nxirrej në breg, por nuk mundi të shpëtojë pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë nga një infermiere që ndodhej në plazh, sipas mediave lokale.

Advertisements

Pelling u shpall i pa jete në vendin e ngjarjes, ndërsa vajzat për fat të mirë arritën të shpëtohen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Baba, baba”, djali i mitur i vῖktῖmës përjeton tmêrrin pasi gjyshi i qëllôn të atin para syve
Artikulli tjetër“Nata e fundit e beqarisë”/ Big Mama drejt martesës? Fotot nga festa e madhe