E rëndë në Greqi/ Prifti sùlmòn me acid 7 mitropolitë, dy avokatë dhe një polic

foto ilustruese

Advertisements

Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Athinë ,kur shtatë mitropolitë, dy avokatë dhe një polic janë bërë objekt të su lmit me acid nga një prift i thjeshtë në manastirin Petraki.

Sipas informacioneve paraprake prifti në fjalë ndaj të cilit zhvillohej një gjyq sa ka dëgjuar vendimin nga gjykata e Sinodit u ka hedhur mitropolitëve vitriol nga një shishe që kishte me vete.

Advertisements

Më pas është përpjekur të largohet , por br itmat e priftërinjve i ka dëgjuar një patrullë prej katër policësh që rastësisht janë ndodhur pranë manastirit dhe kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të tij.

Të pl ago surit janë dërguar me urgjencë në spitalin Laiko të Athinës dhe dy prej tyre, të cilët kanë pasur pl ag ë serioze në duar dhe fytyrë, është gjykuar të çohen ne repartin e djegieve të një spitali tjetër të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për mitropolitin e Artës dhe të Kifisiasë. Të lënduarit e tjerë janë Mitropolitet e Drinopoleos, Gumenicës ,Glifadës, Kasandrias, Zakinthos si dhe sekretari i gjykatës së sinodit Sebastianos.

Ndërsa autori i su lmit është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës.

Sipas të njëjtave burime , prifti që ka su lmuar mitropolitet është nga Veria, dhe ishte akuzuar nga Mitropoliti i Verias për një shkelje disiplinore shumë të rëndë , për tra fikim lën dësh nar kotike thuhet në disa media greke.

Të lënduarit ka vizituar në spital edhe Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias bashkë me Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos.
Ky i fundit pasi ka falenderuar personelin e spitalit infermieror, ka deklaruar se bëhet fjalë për një situate të vështirë dhe se një fenomen i tillë “i shqetëson të gjithë dhe duhen kërkuar e gjetur mënyra nga të gjitha anët për të mos prishur ekuilibrin shoqëror”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjiko shtrohet me urgjencë në Spitalin Amerikan , cila është diagnoza? (video)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ “Audi” luksoz humb kontrollin dhe përplaset, shoferja përfundon në urgjencë (FOTO)