E pazakontë/ Nusja humb jetën gjatë martesës, më pas burri merr për grua motrën më të vogël të saj (foto)

foto ilustruese

Advertisements

Një nuse në Indi kishte ndërruar jete gjatë ceremonisë së martesës, kështu që burri i saj në pritje, mori motrën e saj të vogël për grua, sipas raportimeve nga vendi.

Trupi i gruas së quajtur Surabhi ishte vendosur në dhomën ngjitur teksa martesa vijonte, në krahinën e Uttar Pradesh.

Advertisements

Pasi gruaja pësoi një arr est ka rdiak dhe mbeti pa ndjenja pranë dhëndrit Manjesh Kumar, një tjetër marrëveshje u arrit mes familjeve pasi ata kishin ndërruar kurorat tradicionale të lidhjes.

Xhaxhai i Surabhi, Ajab Singh tha për agjencinë vendase IANS se martesa e çiftit të ri ishte ‘një vendim i vështirë’ për t’iu marrë nga familja.

Ai shtoi: “Njëra vajzë qëndronte e pa jete në një dhomë teksa në tjetrën kryej martesa e vajzës tjetër. Nuk kishim provuar kurrë emocione kaq të përziera”.

“Dhimbja për humbjen e saj dhe gëzimi i martesës së të motrës, ende nuk është kuptuar prej nesh”.

Vëllai i Surabhi, Saurabh dhe se fillimisht nuk dinte çfarë të bënte në situatën e krijuar.

Ai tha: “Të dyja familjet u ulën dhe dikush sugjeroi se motra ime e vogël Nisha duhet të martohet me dhëndrin. Familjet e diskutuan çështjen dhe ranë rakord”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVideot e Enkeleda Kapedanit/ Befason gazetari i njohur: Mund ta bënte dhe gruaja apo vajza ime
Artikulli tjetërShtëpitë e vendosura në liqenin e Orovill evakuohen, shkak tharja e liqenit