E mbajti të fshehtë prej kohësh, Putin zbulon vaksinën që mori kundër koronavirusit

Prej kohësh e mbante të fshehtë, por presidenti Putin më së fundi tregoi se çfarë vaksine mori kundër pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Përpara gazetarëve, kreu i Kremlinit u shpreh se ishte vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V.

68-vjeçari e mori dozën e parë të vaksinës në mars, ndërsa të dytën në prill, por prej asaj kohe nuk e kishte treguar llojin e vaksinës, për të mos ndikuar te qytetarët.

Advertisements

Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin gjatë intervistës se ishte kundër një vaksinimi të detyrueshëm, megjithatë disa zona në Rusi kanë aplikuar detyrimin e vaksinimit për kategori të caktuara të qytetarëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSipas Meri Shehut këto shenja do bëjnë namin këtë verë, a jeni ju ndër to?
Artikulli tjetërIku vala e të nxehtit afrikan? Sinoptikaniae njohur jep lajmin: Temperaturat do të…