Detaje të rënda nga vràsjà e kamarierit në Velipojë: E ëma punonte në lavanderinë e spitalit, mësoi që djali vdìq kur po i lante rrobat…

Nëna e Myzerim Zeneli e përcolli djalin të shtunën në mëngjes në punën e tij të re, për mos ta parë më kurrë.

Advertisements

Myzerimi mbeti i pajetë nga breshëria e plu mbave midis Ferracakëve dhe Gocajve, gjatë konfliktit për plazhin në Velipojë.

Ngjarja që ndodhi pak pas mesnatës së 27 qershorit u përhap me shpejtësi në media, në kohën kur nëna e tij ishte në punë, në lavanderinë e spitalit të qytetit.

Advertisements

Kushëriri i të ndjerit, rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria live” se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte:

“E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te vikt imat në mo rg ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të”.

Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij:

“Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të jeta, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe policinë para tij, shoferi bën parakalime të çmendura në rrugë (VIDEO)
Artikulli tjetërKosova i rikthehet ditëve ‘të bardha’, regjistron 14 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga Covid-19