Situata me mbetjet në qytetin e Durrësit vijon të mbetet alarmante, edhe pse kompania “Integrated Energy” shprehu dje gadishmërinë për të përpunuar në landfillin e Sharrës një pjesë të mbetjeve të qytetit bregdetar.
Advertisements
Puna ka nisur për të hequr fillimisht mbetjet në zonën e qendrës së Durrësit, ndërkohë që në periferi gjendja duket e njëjtë, ku ende mbetjet janë një problem serioz për jetën e banorëve.
Landifilli i Sharrës shprehu gadishmërinë për përpunimin e mbetejeve falas deri në datën 15 Korrik, ndërkohë që Bashkia e Durrësit duket se ka lënë në mëshirë të fatit të gjithë qytetin.
Advertisements
Gazetarja Kloida Gjuzi është pozicionuar sot në një nga lagjet periferike të Durrësit, ku situata mbetet emergjente, dhe pirgjet e plehrave janë ende të papastruara. Banorët thonë se atyre iu rrezikohet shëndeti, pasi mbetjet janë depozituar tashmë prej një jave.
Era e keqe ka pushtuar të gjithë zonën, e përkeqësuar kjo dhe nga temperaturat e larta, që prej ditësh janë në vendin tonë.
Ndërkohë që qesharak është një reagim i kryetares së Bashkisë së Durrësit, e cila thotë ser shërbimet e institucionit që ajo drejton janë në krye të detyrës.
Sako shkruan: Jemi 24 orë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Gjatë procesit të pastrimit dhe larjes së rrugëve dhe shesheve të qytetit.
Nuk dihet ende nëse Bashkia e Durrësit ka mungesë mjetesh për transportin e plehrave drejt landfillit të Sharrës, ndërsa sasia e mbetjeve është tejet e madhe.
“Është turp botëror motra, të vish të bësh plazh dhe të ikësh me vrap, se nuk duron dot nga era. Kryetari i bashkisë duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Pupupu, do rri 15 ditë dhe do të iki”, shprehet një prej pushuesve që ka zgjedhur Durrësin për plazh.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!