Do kemi shkarkim të Metës? Yuri Kim habit me reagimin ndaj presidentit(Video)

POGRADEC

Advertisements

Ambasadorja Yuri Kim, dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela dhanë një prononcim për mediat nga Pogradeci, në mbështetje të vik timave të dhu nës.

Diplomatja amerikane theksoi rolin e koordinatorëve në Reformën në Drejtësi, duke anashkaluar pyetjen mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta, dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje.

Advertisements

“Sikurse e tha Olsian Çela jemi këtu për tu takuar me 3 nga koordinatorët e vik timave, Korçë, Elbasan dhe Pogradec. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Donim të shihnim si po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë për të ofruar më shumë mbështetje.

Prokurori dhe unë folëm për të vazhduarit me ndjekjen e kri meve zgjedhore. Në rastet kur ka kr ime vikt imat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve”, tha Yuri Kim.

E pyetur mbi çështje të nxehta politike si shkarkimi i Metës nga posti, Yuri Kim anashkaloi pyetjen. “Sot doja të fokusohesha vetëm te drejtësia dhe koordinatorët e vik timave”, deklaroi ajo.

V

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë”, këngëtarja shqiptare i kthehet keq ndjekëses (foto)
Artikulli tjetërGripi i Shpendëve po rrezikon Shqipërinë, Ministrja e Bujqësisë prezanton urdhrat e reja