Detaje të reja nga ngjarja në Velipojë, sherri nisi për shezlongët, të vrarë pronarët dhe një punonjës 20 vjeçar (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse që u shënua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku kanë mbetur të vr arë katër persona dhe janë pl agosur dy të tjerë.

Advertisements

Bëhet me dije se debati ka nisur mes Kujtim Frracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”. Burime për media bëjnë me dije se sherri ka nisur për shezlongët në plazhin e Velipojës, raporton newsbomb.al.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, ky i fundit punonjës i shezlongeve.

Advertisements

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

LEXO EDHE:https://www.shqiperiaime.com.al/2021/06/shkoder-4-te-vrare-e-2-te-plagosur-pas-perplasjes-me-arme-per-shezlonget-ne-velipoje/?fbclid=IwAR10RN5CB4bu5NfpaUEqXT2JMZaHjC69XU-5A9lxo1nsd3RgOr3jKojWilk

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Makina hyn brenda lokalit në Tiranë, tmerrohen klientët
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 27 qershor 2021