Debat i ashpër mes Shqipes dhe astrologes në ‘Trotuar’: Të duket vetja si Zoti…

Një debat i ashpër ka lindur mes astrologes Laura Bilalli dhe ish konkurrentes të ‘Për’Puthen”, Shqipe Hysenaj.

Advertisements

Në rubrikën “Trotuar” në E diell, ku po diskutohet për fatin në dashuri, Shqipja tha se nuk beson në parashikimin e të ardhmes dhe se çdo njeri e ka fatin në dorën e tij.

Shqipe Hysenaj: Nuk i besoj këtyre gjërave, mendoj që një person që shikon të ardhmen më duket e çuditshme shumë. Zoti ti sjell të mirat dhe të këqijat vetë. Çdo njeri e ka fatin në dorë, e di unë çfarë mund të bëj me veten time. Ti e mban veten që je si zoti, sa do zgjasë marrëdhënia e tjetrit, sa do ndërpritet.

Advertisements

Astrologia: Po planetet, kush e bën rrotullimin e planeteve, i ka krijuar zoti, dhe më ka dhënë dhuntinë që të shoh përmes planeteve.

Shqipe Hysenaj: Planetet i ka krijuar zoti dhe zoti të ka dhënë ty dhuntinë që të shohësh përmes planeteve! Shumë gabim! Nuk është dhunti që tit ë vendosësh se çfarë fati do të ketë njeriu në të ardhmen. Nuk më pëlqen.

Astrologia: Është mendimi i saj edhe nëse nuk do me e pa nuk dua ta imponoj. Astrologjia është shkencë, është një ndër shkencat e para. Studiohet dhe në bazë të shkencës dalin të gjithë rezultatet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ ‘Të mbrohet me çdo kusht’. Peticion për ‘Urën e Zogut’
Artikulli tjetërAsnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri, vetëm 5 të infektuar në 24 orët e fundit