KOSOVA
Kosova sërish nuk ka regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19. Ndërkohë në 24 orët e fundit ka pasur 9 raste të reja.
Advertisements
Tashmë në Kosovë kanë ngelur 179 raste aktive teksa fushata e vaksinimit masiv vijon për të katërtën ditë radhazi.
14 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Advertisements
NJOFTIMI NGA IKSHPK
18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.
Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.
Në total numri i rasteve aktive është 179.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!