Covid-19 në Shqipëri/ Lajme të mira në vendin tonë, asnjë humbje jete në 24-orët e fundit

Gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vd ek je Covid në vend, ndërkohë që janë regjistruar 9 raste të reja nga 3340 testime të kryera.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Lajmi mirë për sa i përket personave të shëruar ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 45 qytetarë.

Advertisements

Njoftimi i plotë i MShMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3,340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLindita ‘shpërthen’ ndaj Oltit: Ti përdor ekranin për ti dhënë mesazhe ish-gruas
Artikulli tjetërJonida Vokshi mes lotësh rrëfen momentin e vështirë gjatë lindjes së vogëlushes: I ishte lidhur keq kordoni, e kishte…