Covid-19/ Lajme të mira në Kosovë, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

KOSOVA
Kosova nuk ka regjistruar asnjë hubmje jete nga COVID-19. 10 raste të reja ndërkohë janë shënuar në 24 orët e fundit.

Advertisements

Ndërkohë vendi vijon me vaksinimin masiv ku 118 mijë e 538 doza të vaksinës janë administruar tek qytetarët.

12 qytetarë të tjerë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Advertisements

NJOFTIMI NGA IKSHPK

17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i humbjes se jetes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVaksina gjermane zhgenjen totalisht, vetëm 47% efektive kundër Covid-19
Artikulli tjetërApeli i vendos vulën/ Dënon me 1 vit e 4 muaj heqje lirie ish-kryebashkiakun socialist, ja pse nuk do të hyjë asnjë ditë në qeli