Çfarë parashikon ligji, a do t’i bëjë 20 vite bῦrg djali i biznesmenit që shoi familjen Gushi?!

Një familje e tërë u shua mëngjesin e sotëm në një aksident në aksin Levan-Vlorë. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik.

Advertisements

Katër anëtarë të familjes Gushi nga Patosi humbën jetën pasi makina “Toyota” me të cilën ata udhëtoni u godit nga pas nga një “Audi” luksoz që lëvizte me shpejtësi të frikshme.

Automjeti drejtohej nga Igli Madani vetëm 22 vjeç, djali i biznesmeni të pirunëve Bashkim Madani. Shoferi mbeti i dëmtuar lehtë bashkë me pasagjerët Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Advertisements

Por çfarë thotë Kodi Penal për shkaktarin e një aksidenti si ky i sotmi?

Në nenin 290 të tij Kodi parashikon se: “Kur nga vepra penale është shkaktuar vd ekja ose pl agosja e rëndë e disa personave dënohet me bu rgim pesë deri në njezet vjet”.

Ndërkaq, ky aksident i rëndë ka sjellë reagime të shumta ku nuk kanë munguar thirrjet për ashpërsim të Kodit Rrugor.

Nga ana tjetër, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj u shpreh se pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore angazhimi edhe me mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tra gjedi të tilla.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe shpejtësi skëterrë në autostradën e Vlorës, mori para makinën e familjes Gushi, ky është Audi luksoz i Igli Madanit (FOTO)
Artikulli tjetërU kap mat duke u puthur me ministrin britanik, kush është milionerja që punon sekretare