“Ça e ke nxjerrë zogu…”/ Ngatërroi bregdetin shqiptar me atë grek, gazetari shqiptar ka një pyetje për blogeren e famshme

Chiara Ferragni së bashku me familjen dhe disa miq të saj, udhëtoi drejt Greqisë për të kaluar disa ditë pushimi.

Advertisements

Ditën e djeshme, blogerja e famshme është rikthyer në Itali dhe gjatë fluturimit për në shtëpi ka realizuar disa foto nga dritarja e avionit me të cilin ka udhëtuar.

Ajo ka pretenduar se po i jepte ”lamtumirën” Greqisë, por në fakt, modelja ka fotografuar Shqipërinë.

Advertisements

Këtë detaj e ka vënë re gazetari shqiptar Isli Islami, i cili nuk e ka lënë pa një koment.

Ai ka ripostuar në Insatstory-n e tij foton e shkrepur nga Chiara dhe krahas saj ka shkruar: “O Chiara, çfarë note e ke nxjerrë gjeografinë zogu?”.

Nuk e dimë nëse blogerja italiane e ka kuptuar gabimin apo dikush tjetër ia ka përkthyer atë që Islika shkruar, por ajo e ka fshirë nga Instastory foton.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Konfirmohen dy raste të variantit Delta në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin
Artikulli tjetër“Syzet inteligjente”, mësoni sekretin e portierit të Zvicrës që eleminoi Francën