Është arrestuar sot Jehon Breçani, djali i ish-zv/drejtorit të policisë që aksidentoi dje me makinën e tij tip “Benz” një 24-vjeçare në Tiranë.
Advertisements
Jehon 11
“J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Advertisements
Përplasja ka qenë e fortë, çka bëri që e reja të pësojë dëmtime të rënda në gjymtyrë. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e saj vazhdon të jetë e rënduar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!