BE shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë, deputeti bën komentin EPIK në Kuvend: Këtë herë nxorën Bullgarinë, u mërzita fort se thashë mos kishit folur me ta

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një koment me tone humori në Kuvend lidhur me shtyrjen e negociatave për Shqipërinë.

Advertisements

Murrizi thotë se njëherë për Shqipërinë nuk do Franca, pastaj nxjerrin Bullgarinë. Ai madje i drejtohet mazhorancës duke i thënë se ishte mër zitur pasi mendonte se kishin folur me palën bullgare për të hequr veton.

Ai shton se herën tjetër BE për ti shtyrë negociatat do i nxjerrë Lihteshteinin, San Marinon ose Andorrën, edhe pse këto nuk janë pjesë e BE.

Advertisements

Për Murrizin, arsyeja e vërtetë e mosçeljes së negociatave është sepse e BE e sheh që Shqipëria nuk po ndahet nga e kaluara edhe pas 30 vitesh.

‘’Pashë Ramën dje që e quante vëlla Zaevin. Shumë mirë e ka, nuk e di ka ndonjë origjinë këtej Zaevi. Ça po bëhet me negociatat Taulant? Do Franca, s’do Franca, herë nxjerr Bullgarinë, u mërzita fort thashë mos keni folur.

Ne për nder të ish-liderit komunist të Bullgarisë i vutë emrin fermës së rrushit, Gjergj Dimitrovit. A s’kishit folur me pasardhësit e Gjergjit që mos vinte veton?

Këtë herë nxorën Bullgarinë, herën tjetër do nxjerrin Lihteshteinin ose San Marinon, por ata e shohin mirë që në 30 vite ky vend nuk është shkëputur nga e kaluara.’’- tha Murrizi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Plàgòsjè në afërsi të një shkolle në Vlorë, policia në vendin e ngjarjes
Artikulli tjetërAksidènt i rëndë në Durrës/ ‘Audi’ pèrplasèt me ‘Volkswagen-in’, plàgòsèn dy shoferët