Mesnatën e djeshme në Tiranë është arrestuar një efefektiv i Gadës së Republikës i identifikuar si Arsan Demaj, i cili shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “Vetting”. Demaj është ndaluar nga punonjësit e policisë të komisariatit Nr.3 në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.
Advertisements
Demaj, ka qenë në gjendje të de hur në timon dhe nuk ka pranuar t’i qëndrojë një patrulle policore që ishte e pozicionuar në një postobllok në rrugët e Tiranës.
Demaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe më pas është larguar me automjet.
Advertisements
Por pas ndjekjes është bërë neutralizimi i tij. Në momentin e ndalimit, mësohet se Arsan Demaj, ka kundërshtuar urdhrin e policisë për ta shoqëruar në polici, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike.
Më pas Demaj është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë, ku mësohet se materialet hetimore do i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Drejtimit të mjetit në gjendje të de hur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!