Apeli i vendos vulën/ Dënon me 1 vit e 4 muaj heqje lirie ish-kryebashkiakun socialist, ja pse nuk do të hyjë asnjë ditë në qeli

Gjykata e Apelit ka vendosur përfundimisht dënimin me 1 vit e 4 muaj bu rg për Adem Lalën, ish-kreun e Bashkisë së Hasit, dënim i cili do t’i konverohet në shërbim prove.

Advertisements

Gjatë kësaj kohe Adem Lala duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Kukës dhe të vihet në provë me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër gjykata vendosi që Lalës t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Advertisements

Akuza që rëndoi mbi Lalën ishte ajo për shpërdorim detyre, pasi ishte përfshirë në privatizimin e padrejtë të një aseti publik të Bashkisë Has gjatë periudhës kur ushtronte detyrën.

Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 dhe nuk kandidoi më pas në zgjedhjet lokale të 2019-tës. Lala kandidoi nën siglën e kualicionit LSI-PS. Me profesion është ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetar komune në Golaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19/ Lajme të mira në Kosovë, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërStërvitja e Maqedonisë së Veriut pushton rrjetet sociale, bëhen ‘qesharak’ përpara gjithë botës në Euro 2020 (video)