Ambasada Shqiptare në Itali jep njoftimin shumë të rëndësishëm per emigrantët

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka njoftuar se qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim deri më datën 30 prill 2021, se dokumentet kanë mbërritur. Ajo shton më tej duke pohuar se nëse nuk keni plotësuar formularin për tërheqjen me korrier në ditën e takimit në Ambasadë.

Advertisements

Postimi i Ambasadës

Njoftim!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim deri më datën 30 prill 2021, se dokumentet kanë mbërritur.
Në zbatim të legjislacionit të emergjencës CO VID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë. Nëse nuk keni plotësuar formularin për tërheqjen me korrier në ditën e takimit në Ambasadë, atëherë cilido korrier që zgjidhni duhet të pajiset me:

Advertisements

1. Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit;
2. Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë;
3. Dokumentin “lettera di vettura”, vetëm nëse ju kërkohet nga korrieri.
Adresa jonë është:
Ambasciata della Repubblica d’Albania

Via Asmara 3 – 5
00199 Roma
Italia
Tërheqja e dokumenteve kryhet në çdo ditë pune, në orarin 09:00-15:00.
Kujdes: Pasaportat dhe kartat ID nuk i dorëzohen korrierit, nëse mungon dokumentacioni i kërkuar për tërheqjen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Shèrr me thìkà në Astir, 47-vjeçari me urgjencë në spital
Artikulli tjetërPublikohet fotoja/ Ja kush është Diana Vuka, e cila u vrà me sìlencìatòr nga vëllai i saj në Shkodër