Absurde/ Anija e huaj shkarkon vaj të djegur në mes të detit, ndotja shumë pranë Adriatikut (FOTO)

Një anije është fotografuar duke shkarkuar vaj të djegur në afërsi të Detit Adriatik. Pamjet e publikuara nga Report Tv, tregojnë sesi një anije për të shmangur kostot e as gj ësimit që duhet të paguajë në port, ka shkarkuar në det vaj të djegur. Në pamje shihet një anije mallrash, që lëviz duke lënë mbrapa një shirit të zi.

Advertisements

Anija në fjalë është lokalizuar në Porto Romano dhe ka emrin ‘PD Gaz Pioneer Valleta’. Ajo mban flamur maltez.

Vaji i djegur që prodhojnë anijet bashkë me ujin e miksuar me naftë që mblidhet në serbatorë të çdo anijeje, cilësohen si mbetje të rrezikshme dhe normalisht shkarkohen në portet nëpërmjet procedurave të veçanta.

Advertisements

Këto mbetje kanë një kosto shumë të lartë të asgjësimit, kjo është arsyeja pse për të shmangur tarifat portuale të asgjësimit, anija i shkarkon mbetjet në det.

Tashmë çështja është në duart e prokurorisë së Durrësit, që pas publikimit të fotografive ka nisur verifikimet për të zbuluar se në pronësi të kujt është anija dhe kush janë përgjegjësit e një masakre mjedisore në nisje të sezonit turistik në Shqipëri.



Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShteti europian ndalon me ligj promovimin e homose*sualitetit
Artikulli tjetër“Më kêrcênon për motrën e vogël”/ E reja rrêfen historinë rrêqethêse të pêrdhῦnimit: Ai nuk më lë rehat, më rikthen tmêrrin që përjetova para 7 vitesh