A u takua kryeprokurorja e Tiranës me Ramën për dy orë në një lokal? Flet Elizabeta Imeraj

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur dje për herë të parë lidhur me ak uzat që i janë bërë asaj se është takuar në një restorant me Kryeministrin Edi Rama.

Advertisements

Imeraj përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” mohoi që të ishte takuar me Ramën, jo vetëm në restorant por gjatë gjithë jetës së saj, pasi sicc tha ajo nuk i ishte dhënë rasti për ta takuar qoftë edhe zyrtarisht.

Përse ju si prokurore duhet të qëndroni për dy orë në një restorant në Tiranë?

Advertisements

Unë siç e thashë dhe më parë për këto lloj teorish që përhapen në publik se kur bën një hetim je në një krah politik apo në tjetrin. Njohja ime me Kryeministrin është njësoj si e çdo qytetari tjetër në Shqipëri, jo më tepër.

A jeni takuar me Ramën?

Unë nuk e di se kujt i referoheni për këtë informacion, por unë nuk jam takuar kurrë me Ramën në një restorant të Tiranës.

Por zyrtarisht jeni takuar me të?

Nuk ka rënë rasti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdryshimet në kolaudimin e makinave! Gonxhe zbulon pikat e reja ku duhet pasur kujdes
Artikulli tjetërSHBA jep lajmin e mirë, bën gati 80 milionë doza vaksinë anti- Covid për vendet në nevojë