Zëvendësministria e Shëndetësisë, Eugena Tomini, teksa u pyet se çfarë pritet të ndodhë me koronavirusin gjatë vjeshtës në Shqipëri në një intervistë në A2, ajo u shpreh: Duhet të veçojmë një element shumë të rëndësishëm që është vaksinimi. Nga njëra anë vaksinimi dhe nga ana tjetër kalueshmëria e sëmundjes nga ajo pjesë që është prekur, sigurisht që e bën popullatën më të imunizuar, përkundrejt një sezoni të ri dimëror.
Advertisements
Ajo theksoi se dimri sjell edhe infeksione të tjera, të cilat kanë munguar gjatë sezonit të kaluar. “Megjithatë duhet të theksohet se sezoni i vjeshtës dhe i dimrit të përballë edhe me infeksione të tjera respiratore, të cilat kanë munguar gjatë sezonit 2020-2021, pasi ka sunduar Covid. Shpresojmë që të mos sundojë më Covidi ndaj këtyre infeksioneve”, tha Tomini.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!