15 orë nga 50 mijë dozat që erdhën dje, mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit mijëra vaksina të tjera kineze Coronavac

Kryeministri Edi Rama thotë se 50 mijë doza të tjera vaksina kineze Coronavac sapo kanë mbërritur në Rinas. Kjo sasi e madhe vaksinash vjen 15 orë pas 50 mijë dozave që erdhën mbrëmjen e djeshme.

Advertisements

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan kryeministri Rama.

Me ardhjen e këtyre dozave sot, Shqipëria shkon në 1,067,950 vaksina anti-Covid.

Advertisements

Edhe dje mbërritën në darkë 50,000 doza vaksina kineze Coronavac.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFesta e parë si baba, me foton më të bukur Eliona Pitarka zbulon për herë të parë portretin e partnerit të saj
Artikulli tjetërPranoi krῖmῖn, 32-vjeçari gënjen sërish policinë, ekspertiza mjekësore e nxjerr “bllof”